Ardonita Sabedinu: ”Paaftësa nuk është në trup, por në mendje”
Ardonita Sabedinu, nga Gjilani, 19 vjeçe, e cila studion fushën e dizajnit të modës, është vajzë shumë ambicioze, këmbëngulse në realizimin e objektivave të saja, gjithashtu Ardonita ka një fytyrë të ëmbël.
“Kur une isha fëmijë nuk diferencohesha nga tjerët, por me kalimin e kohës moshatarët e mijë u rriten dhe une vërejta se unë po mbetesha me gjatësi më e shkurtër. Por gjithmonë jam ndjerë e jam krenare me atë si më ka krijuar Zoti. Nuk më ka paragjykuar askush asnjëherë. Ndoshta disave u jam dukur interesante kur më kanë pare, por edi se nuk jam e vetmja në botë.
Familja ime është e mrekullueshme, është në momentet e lumtura dhe të trishtuara në anën time, të cilët i dua dhe u jam falendëruese përjetsisht.
Pasioni, ëndrra ime është që të bëhem dizajnere e madhe e modes. Po përkushtohëm e po punoj fortë për këtë, për mua asgjë nuk është e paralizuar, e paarritshme. Mendoj se paaftësia më e madhe nuk është në ndonjë pjesë të trupit, por ajo është mentale, u shpreh e ëmbla Ardonitë.