1.2

Ç’thotë historiani britanez për Imam Aliun?

Spread the love

Edward Gibbon (historian i madh britanez, 1737-1794) për virtytet e Imam Aliut ka thënë:

Zelli dhe virtyti i Aliut nuk është arritur nga asnjë personalitet i kohëve të fundit. Ai njësonte kualifikimet e një poeti, ushtari dhe shenjtori; urtia e tij frymon akoma në një përmbledhje thëniesh morale e fetare Nehxhul-belagha; dhe çdo antagonist, në duelet e gjuhës ose shpatës u nënshtrua nga gojëtaria dhe trimëria e tij. Që nga çasti i parë i misionit të tij deri në ritet e fundit të funeralit të tij, Profeti nuk u braktis asnjëherë nga ky mik bujar, të cilin pëlqente ta quante vëllain e mëkëmbësin e tij dhe Aaronin (Harunin) besnik të një Moisiu (Musaje) të dytë”.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 37)




There are no comments

Add yours