4.1

Drejtësia e Imam Husejnit poshtëroi Jezidin (2)

Spread the love

Vazhdim

* Zonja e madhe Zejneb (paqja qoftë mbi të) është shembull i lartë në histori. Kjo tregon rolin e madh të femrës në çështjet madhore të Islamit. Thuhet se gjaku triumfoi ndaj shpatës në Qerbela. Vërtet, ai triumfoi. Faktori kryesor i këtij triumfi ishte zonja e madhe Zejneb, e bija e Imam Aliut (paqja qoftë mbi të).

* Pamja e jashtme të tregonte se drita e Ehli Bejtit në shkretëtirën e Qerbelasë do të shuhet. Mirëpo, besimi në Zot përkundër asaj që dukej, bëri të mundur që fjala e drejtë e bazuar në realitet e Imam Husejnit (paqja qoftë mbi të) të dilte fitimtare.

* Qëllimi i Kuranit është që ta njohë njeriun me veten e tij, me Zotin e tij, me këtë jetë, me jetën tjetër dhe me rrugët e arritjes së lumturisë së vërtetë. Kurani i Shenjtë është i vërtetë dhe përmban të vërtetën. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e kemi shpalluar Kuranin me të vërtetën dhe ai ka zbritur me të vërtetën…” (Surja el-Isra, ajeti 105).

* Devotshmëria është çelësi i lumturisë së kësaj jete dhe e jetës tjetër. Vërtet, njerëzia sot është e humbur dhe e çoroditur. Ajo rënkon prej llojeve të ndryshme të problemeve dhe dhimbjeve individuale, familjare dhe shoqërore. Të gjitha këto për shkak të mospranisë së devotshmërisë dhe nga prania e pavëmendshmërisë…

Autor: Imam Ali Khamenei

(Revista “Vlera”, nr. 24, shtator/tetor 2015, fq. 6)




There are no comments

Add yours