Drejtësia e Imam Husejnit poshtëroi Jezidin (1)
Drejtësia e Imam Husejnit poshtëroi Jezidin (1)
* Ai udhëheqës shteti që mund të zotërojë pasuritë më të mëdhaja në botë, nëse nuk mund të frenojë dëshirat dhe qejfet e tij dhe bie pré e tyre, ai është njeri i ulët. Ai njeri i varfër që arrin të mposhtë dëshirat e tij të shfrenuara dhe ecën në rrugën e saktë, në rrugën e përsosmërisë, në Rrugën e Allahut, ai është njeri i madh.
* Vërtet, ajo që ndodhi në ditën e dhjetë të muajit Muharrem është e rrallë në historinë e njerëzimit. Njerëzia as nuk ka parë e as nuk ka për të parë ndodhi të tillë gjatë gjithë jetëns së saj. Mësimet e nxjerra nga Ashuraja nuk janë mësime të posaçme për periudhë kohore, por ato janë mësime të gjalla e të përjetshme.
* Ashurja na mëson se vigjilenca është e domosdoshme për njeriun në mbrojtje të fesë së tij. Ashuraja na mëson se ballafaqimi me armikun është i mundshëm, edhe pse ai zotëron fuqi të dukshme…
* Nëse dëshirojmë të përmendim dy ose tre cilësi të dalluara nga mesi i të gjitha atyre cilësive të Imam Husejnit, mund të themi se “sinqeriteti” është njëra prej tyre, që nënkupton respektimin e përgjegjësive hyjnore duke mos implikuar në to interesat personale, kolektive dhe as motivet materiale. Imam Husejni (paqja qoftë mbi të) dhe ndodhia e Qerbelasë janë ndër ato ndodhi historike ku nuk ka vend egoizmi dhe mungesa e sinqeritetit. Prandaj edhe kjo vepër ka mbetur e paharrueshme deri më sot dhe do të mbetet përgjithmonë.
Autor: Imam Khamenei
(Revista “Vlera”, nr. 24, shtator/tetor 2015, fq. 6)