DUA AHD (VIDEO)
DUA AHD
Imam Sadiku (paqja qoftë mbi të ) ka thënë :
Ai që këndon këtë lutje për 40 ditë ;
do të jetë në mesin e ndihmëseve të Imam Mehdiut (a.s.)
O Allah!
Ti je Zot i fuqishëm i dritës,
Ti je Zot i Fronit Fisnik,
Ti je Zot i deteve,
Ti je Zbritësi i Tevratit, Ungjillit dhe Zeburit
Ti je Zot i flladit dhe vapës.
Ti je zbritës i Kur’anit të Madhërishëm.
Ti je Zot i Engjëjve të afërt pran vetes,
profetëve dhe të dërguarve.
O Allah!
Unë të lutem Ty
Pash imazhin Tënd fisnik
Dhe pash dritën e ndriçuar të qenies Tënde
Dhe pash Mbretërinë Tënde të përhershme
O i Përjetshëm! O Përgjithmonshëm!
Unë kërkojë prej Teje pash emrin Tënd
Emër që krijoi qiejt dhe tokët.
Dhe pash emrin Tënd,
Nga i cili të parët e të fundit
U bënë të drejtë.
O i Gjallë , para çdo gjallese
O i Gjallë, pas çdo të gjalli
O i Gjallë , kur nuk kishte të gjallë
O Dhurues i jetës të të vdekurve,
Dhe o Shkaktar i vdekjes të të gjallëve
O i Përjetshëm, nuk ka Zot tjetër përveç Teje.
O Allah, na sjellë Zotëriun tonë Imamin,
Udhëzuesin, Udhërrëfyes,
Atë që qëndron nën urdhrin Tënd.
Qoftë paqja dhe bekimet e Allahut mbi të
Dhe mbi paraardhësit e tij të pastër
Nga të gjithë
Besimtarët dhe besimtaret,
Në Lindje dhe Perëndim të tokës,
Në rrafshe dhe male të saj,
Në toka dhe dete
Prej meje dhe prindërve të mi.
Bekimet,
qofshin të mëdha sa Froni i Allahut
Dhe sa
Boja që nevojitet për të shkruar fjalët e Tij,
Të cilat maten me dijeninë e Tij,
Dhe rrëfehen nga Libri i Tij.
O Allah! Unë ripërtërij besatimin tim me Imamin
Në këtë mëngjes të kësaj dite,
Dhe ditëve të jetës që unë jetoj,
Dhe besatimin ( bejatin)
Që unë e kam në qafë time,
Dhe kurrë nuk do ta tradhtojë
Dhe as nuk do t’lëkundem
O Allah! Më radhit mua,
Në mesin e ndihmësve dhe bashkëpunëtorëve të tij (Imam Mehdiut),
Dhe mbrojtësve të tij dhe
Atyre të cilët shpejtojnë të përmbushin nevojat e tij
T’i dëgjojnë komandat e tij
Dhe t’i binden urdhrave të tij,
Ata të cilët janë mbështetësit e tij
Të cilët merrem vetëm
Në realizimin e vullnetit të tij
Dhe kërkojnë martirizimin në praninë e tij
O Allah!
Nëse do të ndërhyjë vdekja midis meje dhe atij ( Imamit)
Të cilën ti e ke caktuar
Për shërbëtorët e tu të deklaruar,
Pastaj më nxirr nga varri im
Qefinin ta kem si veshje
Duke mbajtur një shpatë të ngritur
Me shtizën në hark,
Duke iu bindur thirrjes
Në qytete e shkretëtira
O Allah!
Më trego qenien e tij madhështore
Dhe ballin e ndritshëm
Dhe bëje shikimin e tij kënaqësinë e syve të mi
Dhe shpejtoje ardhjen e tij
Dhe lehtësoje shfaqjen e tij
Dhe zgjeroje rrugën e tij
Më merr në rrugën e tij
Dhe sundimin e tij bëje të pranueshëm,
Dhe forcoja shpinën e tij.
O Allah
Ringjalli qytetet e Tua,
Përmes tij ( Imamit)
Dhe ringjalli shërbëtorët e Tu.
Pa dyshim ke thënë se
Fjala jote është e vërteta,
Korrupsioni do të shfaqet
Në tokë dhe në det
Nga vet duart e njerëzve që e kanë mbjellë.
Atëherë O Allah
Na qartëso përfaqësuesin Tënd
Dhe birin e vajzës së Profetit Tënd
Emri i të cilit është i njëjtë me emrin e të dërguarit Tënd.
Ne mënyrë që asgjë
Nga e pavërteta të jetë fitimtare
Përveç asaj që ai ( Imami) përcakton
Çdo të vërtetë dhe e konfirmon atë.
Dhe O Allah!
Bëre atë
Strehën e shërbëtorëve të tu të shtypur
Dhe një ndihmës për atë
Që nuk gjen ndihmë tjetër përveç Teje
Dhe ripërtërirës i ligjeve të Librit Tënd.
Urdhra të cilat mbetën të pashfrytëzuara
Dhe ri-themeluesi
I dijes dhe traditës fetare,
Të Profetit Tënd
( Paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij).
Dhe O Allah!
Bëje atë në mesin e atyre
Të cilët Ti i ke mbrojtur
Nga të këqijat e agresorëve
O Allah!
Gëzoje Profetin Tënd , Muhamed
Bekimet e Allahut të jenë mbi të dhe pasardhësit e tij
Me shfaqjen e tij
Dhe ata të cilët janë përgjigjur në thirrjen e tij,
Dhe ki mëshirë ndaj të pafuqishmëve pas ardhjes së tij.
O Allah!
Hiqe këtë vuajtje nga ymeti i tij
Me ardhjen e tij,
Dhe shpejtoje shfaqjen e tij.
Me të vërtetë pabesimtarët shfaqjen e tij e shohin të largët,
Por ne e konsiderojmë atë të afërt.
Për hir të mëshirës Tënde
O Më i Mëshirshmi i Mëshiruesve!
( Pastaj butësisht e godisni kofshën tuaj të djathtë me pëllëmbë dhe përsërisni tri herë)
Shpejto ! Shpejto ! Shpejto !
O Zotëria im, O Zotëruesi im i Kohës!