ËSHTË I PARI QË KA LINDUR NË XHAMI DHE I PARI QË ËSHTË VRARË NË XHAMI
Imami Aliu Prijësi i Besimtarëve ra shehid, u martirizua në vitin 20 Hixhri në muajin Ramazan. U plagos në natën e 19-të ndërsa dha shehadetin në natën e 21-të –Natën e Xhuma.
Aliu ka qenë i pari që ka lindur në Qabe dhe vullneti i Krijuesit të Lartësuar deshi që ta përfundojë jetën trupore të Imamit në një nga shtëpitë e tij madhështore, që është xhamia e Kufes, ashtu siç filloi lindja e tij në Qabe.
Shpirti i tij i pastër është i përhershëm dhe do të mbetet i gjallë në mesin e popujve duke jetuar me dituritë e tij dhe anën njerëzore të tij.
Duke dhënë kontributin e tij, i cili nuk shuhet derisa të ekzistojnë qiejt dhe toka: “Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e Allahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti i tyre”. (Sure Al-Imran / ajeti 169.)
Komploti për vrasjen e tij
Historianët kanë rënë dakord se tre burra prej havarixhëve kanë komplotuar në vrasjen e Aliut ibn Ebi Talibit dhe Muavijes ibn Ebi Sufjanit dhe Amr ibn Asin. Sipas mendimit të tyre ata janë thelbi i ngatërresave që ndodhnin në mesin e myslimanëve dhe me këtë rast ata ia hapnin rrugën ymetit që të zgjidhnin imamin, që e kënaqnin feja dhe dynjaja e tij.
Aburrahman ibn Mulxhem ishte banor i Egjiptit, ndërsa dajallarët i kishte në Irak, ai mori përsipër vrasjen e imam Aliut dhe e kreu detyrën e tij me sukses. Kurse el-Burku, emri i të cilit ishte Haxhaxh ibn Abullah ishte nga një fis në Basra, ai mori përsipër vrasjen e Muavijes por nuk ia doli dot, sepse ai për fat të mirë të Muavijes e goditi me anën e mbrojtur të shpatës dhe Muavija u kurua dhe shpëtoi. Zadhuvih, i pari i beni Anber quhej Amru ibn Bekri u nis përpara për të vrarë Amru ibn Asin, i cili në atë kohë ishte mëkëmbës i Egjiptit nga ana e Muavijes. Mirëpo ibn Asi u vonua për të falur namazin dhe kështu që atë e zëvendësoi shefi i policisë së tij (Kharixhe ibn Hudhafetu el Uduij) atë e vrau Kharixhen dhe ibn Asi shpëtoi.
Kjo pra është pjesa që historianët dhe transmetuesit e lajmeve kanë rënë dakord, por ai që e përqendron shikimin e tij në kronologjinë e ngjarjeve të komplotit do t‟i bëhet e qartë, pa dyshim se komplotuesit e vërtetë janë: Muavije ibn Ebi Sufjani dhe Amru ibn Asi, Esh‟athu ibn Kajsi. Kurse ekzekutori i vetëm është Abdurrahman ibn Mulxhemi me ndihmën e Esh‟ath ibn Kajsiit, i cili është parë gjatë ngjarjes duke e shtyrë ibn Mulxhemin që të nxitonte dhe i thoshte atij: Nxito, nxito, mbaroje punën tënde se u zbardh dita dhe pa dyshim se komploti nuk synonte asnjë njeri tjetër, veç Aliut ibn Ebi Talibit (paqja qoftë mbi të!).
Historia e Vrasjes së Muaviut dhe Amër Asit – teatër i vërtet.
Sa i përket historisë së vrasjes së Muavijes dhe Amru ibn Asit, ajo është një teatër që Muavija dhe ibn Asi në Siri e kanë luajtur mirë pjesën. Me mashtrimin e saj të tregojë kujdesin e Muavijes për dërgimin e disa shokëve të tij në Kufe, para kohës së zbatimit të komplotit, me qëllim që të përhapnin lajmin e vrasjes së tij në kohën e përshtatshme. Viktimë e komplotit të kontrolluar ra Kharixhe ibn Hadhafe dhe dy burrave të tjerë të mashtruar bashkë me ato të dy, kurse tradhtari Esh‟ath ibn Kajsin nuk e mori në dorëzim shpërblimin e pjesëmarrjes së tij.
Komplot të cilën Muavija e sprovoi duke i ngjallur shpresë, që është të qenit mëkëmbës i Kufes, sepse sprova e vdekjes e mori atë pak ditë pas vdekjes së Imamit. Prijësi i besimtarëve e deklaroi vdekjen e tij pak para vrasjes së tij në ditët e tij të fundit. Kur Imami po deklaronte vdekjen e tij, përsëriste shpesh duke thënë: Çfarë e pengon të fortin tuaj që të lyejë këtë dhe këtë, e kishte fjalën për mjekrën e tij me gjakun e kokës së tij. Mes‟udi ka thënë: Me të vërtetë Aliu nuk fjeti atë natë, por vazhdonte të ecte mes dhomës dhe korridorit duke thënë: “Pasha Zotin as nuk kam gënjyer dhe as nuk jam mashtruar, nuk ka asnjë dyshim se ajo është nata që më është premtuar.” E sapo doli, një rosë që ishte e fëmijëve bërtiti dhe bashkë me ta bërtitën një pjesë e atyre që ishin në shtëpi dhe tha ai (Paqja qoftë mbi të!)” lëri ato se janë në vajtim”.
Profeti Muhamed s.a.a tha: “ Mallkoi ata”
Imam Aliu (Paqja qoftë mbi të!)i thotë djalit të tij, Hasanit:
“Kam parë në ëndërr të Dërguarin e Allahut ( paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) dhe unë i thashë: O i Dërguari i Allahut! Sa shumë shpirtligësi dhe urrejtje më ka rënë të takoj ndër ithtarët e tu!? Ai ma ktheu: “Mallkoi!” mirëpo unë i thashë: “Të m‟i zëvendësojë mua Allahu me më të mirë se ata, kurse mua të më zëvendësojë për ata me një më të mirë se unë!”
Vrasja e Imamit (Paqja qoftë mbi të!) Nuk ka asnjë kontradiktë se ai (Paqja qoftë mbi të!) është vrarë në muajin e Ramazanit, në vitin dyzet të hixhretit. Mirëpo në përcaktimin e ditës ka shumë kontradikta, sepse orvatet mes datave (11 dhe 21) dhe se transmetimet më të përhapura thonë se ai është vrarë natën e (17) ose (19) ose (21). Mirëpo, ajo që është më tepër e fiksuar është transmetimi i imamëve të Ehli Bejtit që thotë se ai është goditur natën e të mërkurës, ditën e nëntëmbëdhjetë të Ramazanit dhe ka ndërruar jetë natën e njëzet e një (natën e xhuma). Mes transmetuesve ka pasur kontradikta se ibn Mulxhemi e ka goditur kur ai ka qenë brenda në xhami apo para se të hynte? Kush e ka falur namazin me myslimanët, imami ka pas lënë zëvendës apo e ka falur ai vetë? Ibn Abdul Berri në librin El Istiabu dhe ibn Ethiri në librin el Kamilu kanë thënë se ai është goditur gjatë faljes së namazit, atë e pasoi Xha‟de ibn Hubejre el Makhzumi, i cili ishte djali i motrës së tij Ummi Hani.
Amaneti Human i Imamit para Shehadetit
Amaneti i Imamit për djemtë, familjarët dhe për të gjithë myslimanët Kur ibn Mulxhemi e goditi atë, rreth tij u mblodhën djemtë dhe familjarët në mënyrë të veçantë shokët e tij, ai u la atyre një amanet. Në fjalën e tij specifikoi djemtë e tij Hasanin dhe Hysejnin dhe tha:
“Ju këshilloj t‟i jepeni Zotit e të mos i lakmoni kënaqësitë e kësaj bote, edhe sikur vetë ajo t‟ju rendi pas. Të mos ju vijë keq, kur ju mohohet gjë e saj. Flisni të vërtetën e veproni në mënyrë të tillë, që të prisni shpërblim. Të jeni armiq të shtypësve dhe ndihmës të të shtypurve. Këshilloj që ju dhe gjithë fëmijët e mi e anëtarët e familjes time, si dhe këdo tjetër, të cilit mund t‟i bien në dorë shkrimet e mia, që të keni frikë prej Zotit. T‟i mbani parasysh punët tuaja dhe të mbani raporte të mira me të tjerët, sepse kam dëgjuar gjyshin tuaj, që thoshte: “Sheshimi i mosmarrëveshjeve me njëri-tjetrin është më i mirë se lutjet dhe agjërimi”. Mbani parasysh Zotin në sjelljet me jetimët dhe mos i lini të vuajnë nga uria e të rrënohen nën sytë tuaj. Mbani parasysh Zotin në marrëdhëniet me fqinjët tuaj, sepse Pejgamberi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) këshillohej me ta. Ai na nxiste e këshillonte, ne në të mirë të tyre, aq sa mendonim mos u linte pjesë në trashëgimi. Mbani parasysh Zotin në çështjet e Kur’anit. Askush nuk duhet t‟jua kalojë në veprimin mbi bazën e tij. Mbani parasysh Zotin në punët e namazit, sepse namazi është shtyllë për fenë tuaj. Mbani parasysh Zotin në punët e shtëpisë së Tij, Qabes në Mekë si dhe të xhamisë në përgjithësi. Mos e braktisni sa të jeni gjallë, se nuk do t‟ju kursejnë, po ta braktisni. Mbani parasysh Zotin në punët e xhihadit, duke përdorur në rrugën e Tij pasurinë, jetën dhe gjuhën tuaj. Nderojeni farefisninë dhe shpenzoni për të tjerët. Mos u bëni të huaj e mos i prishni lidhjet me njëri-tjetrin. Mos hiqni dorë nga urdhërimi në të mirë dhe ndalimin e së keqes, ndryshe do ju mund djallëzia dhe Zoti nuk do t‟jua vërë më veshin, kur të doni t‟i kërkoni. O bij të Abdul Mutalibit, mos derdhni gjak myslimani duke u përligjur me vrasjen e imam Aliut. Hapni sytë: Mos vrisni për llogari time, përveçse atë që vrau. Prisni sa të vdes nga goditja që më ka dhënë vrasësi. Vetëm atëherë mund t‟ia merrni jetën, por vetëm me një të goditur, mos e torturoni e mos ia prisni gjymtyrët, se kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), që thoshte: “Mos i prisni duart e këmbët, edhe sikur të jenë të një qeni të tërbuar”.
Medineja u la me lot – Ajshja rrefehet pranë varrit të Pejgamberit Muhamed s.a.a
Kur imami (Paqja qoftë mbi të!)shkoi afër Zotit të tij, në Medinen e ndriçuar erdhi për të dhënë lajmin e vdekjes së tij, Kulthum ibn Amri. Lajmi i vdekjes së tij ishte i ngjashme me lajmin e vdekjes së të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) nga të qarat e të gjithëve, burra e gra dhe ata që ulërinin nga hidhërimi. Derisa njerëzit u qetësuan nga të qarat një grup shokësh të të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) thanë: “ Ejani të shkojmë tek Aisheja, bashkëshortja e Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!). Të shikojmë mërzinë e saj për djalin e xhaxhait të të Dërguarit të Allahut dhe kur ata i morën leje asaj për të hyrë, panë se lajmi kishte shkuar tek ajo dhe se ishte në një dëshpërim të thellë, saqë nuk po qetësohej dot nga të qarat dhe vajtimi. Të nesërmen ajo shkoi tek varri i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) dhe nuk mbeti asnjë nga xhamia pa e mirëpritur dhe duke e përshëndetur me selam. Ndërsa ajo nuk e kthente selamin, nuk përgjigjej dhe nuk fliste as edhe një fjalë prej lotëve dhe të qarët e tepërt. E mbytur në lotët e saj dhe e hidhëruar njerëzit qëndronin prapa saj, derisa iu afrua dhomës u ul në pragun e derës dhe tha: “Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ty, o Pejgamberi i udhëzimit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ty, o babai i Kasemit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ty, o i Dërguari i Allahut dhe mbi shokët e tu. O i Dërguari i Allahut, unë po të lajmëroj për vdekjen e të dashurit tënd më të nderuar tek ti, duke të kujtuar ty për një nga amanetet e tua më fisnike për ty është vrarë, për Zotin, i dashuri yt i zgjedhur dhe shoku yt më besnik është vrarë, për Zotin ai që ti e martove me gruan më të mirë në faqen e dheut. Për Zotin, është vrarë ai që të besoi ty dhe të dha besën, kurse unë po qaj sikur të kem humbur djalin tim. Çdokush ka qarë me shumë lot dhe sikur ty të zbulohej dheu, të ngrihesh nga varri do të thoshe se është vrarë njeriu më bujar në mesin tuaj dhe njeriu më i nderuar dhe fisnik ndër jush.”
Fundi i udhëtimit – Profesor Ukabi
Kështu pra Imami i devotshëm ra dëshmor në sabahun e ditës së xhuma, kur ai ishte duke bërë sexhde për Allahun xh. sh. Kështu ishte fundi i jetës së tij, ashtu siç e nisi, kur nëna e tij e pastër e lindi ditën e xhuma në shtëpinë e Qabes, duke rënë në tokë në sexhde për Allahun e Lartësuar. Kjo është një mirësi që askush para tij nuk e ka marrë dhe askush pas tij nuk do ta ketë.
Profesor Ukadi ka thënë: “Imam Aliu ka dalë në këtë dynja dhe shehadeti (fjala e dëshmisë) ka qenë e shkruar në ballin e tij. Iku nga kjo dynja ku shehadeti ishte i shkruar në atë ballë me goditjen e një shpate, kurse fotografia e tij përmbledhëse nuk është e vështirë për ndonjë përshkrues e as për dikë që ka shikim ngulmues. Ajo është fotografia e luftëtarit në rrugë të Allahut me dorën e tij, zemrën dhe mendjen e tij ose fotoja e dëshmorit. “Ai thotë: Cili fund është i ngjashëm me këtë dëshmor të përshkruar me këtë përfundim. Pasi ai ka lindur në Qabe, siç e mësuam është goditur në xhami, siç e mësuam, pra cili fillim dhe fund është më i ngjashëm me jetën mes atyre të dyjave se sa ai fillim dhe ai përfundim.”
Imamin e kanë falënderuar trashëgimtarët e tij me qindra poezi gjatë katërmbëdhjetë shekujsh në gjuhë të ndryshme. Qindra poetë në shekujt që do të vijnë do të vazhdojnë ta lavdërojnë dhe ta nderojnë atë derisa të vijë kijameti, sepse ai është shembulli më i lartë, pas Pejgamberit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) për njeriun e përsosur i cili shëmbëllehet në të gjitha cilësitë e tij.