1.7

Fëmijëria e Hazreti Fatimes

Spread the love

Kur ishte ende vajzë dhjetëvjeçare, Hazreti Fatimja ajo shkonte kudo nëpër Meke me Pejgamberin e Islamit, babanë e saj, Muhamedin (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij). Askush nuk priste që një vajzë t’i shkonte përkrah në një situatë të atillë sociale, politike dhe ideologjike. Por Fatimja e ndiente veten përgjegjëse për fatin e Revolucionit Islamik, megjithëse, për nga mosha, ajo nuk mbarte përgjegjësi. Kështu ajo ishte pjesëmarrëse në çdo përleshje; ishte e pranishme kudo që Pejgamberi i Islamit ndodhej i vetëm kundër armikut. Raste të tilla janë shënuar shumë, p.sh.: njëherë kur armiqtë e Pejgamberit hodhën pluhur mbi kokën e tij nga një ballkon, ishte Fatimja ajo që e pastroi fytyrën e Pejgamberit dhe ishte ajo që e ngushëlloi atë.

Pejgamberi dhe familja e tij u shpërngulën në luginën e shkretuar për tre vite me radhë. Heronj të tillë si Sead ibn Ebi Vekkasi (oficeri dhe komandanti i famshëm), edhe disa vjet më vonë, kur kujtonte ato ditë, dridhej me tmerr. Përgjatë asaj kohe, kur e gjithë përgjegjësia për bllokadën, burgimin, poshtërimin, vetminë, urinë dhe vështirësitë e tjera, qëndronin mbi shpatullat e Pejgamberit, Fatimja ishte aty. Ajo përkëdhelte nënën e saj të moshuar dhe babanë e saj hero, e madje ajo ngushëllonte motrat e saj më të mëdha! Ajo ishte burimi i vetëm i dashurisë, butësisë dhe entuziazmit në këtë luginë të tmerrshme, gjatë atyre viteve të rënda e të vështira. Kur Pejgamberi migroi në Medinë, ajo mbajti supet e saj vështirësitë e kohës së migrimit.

Redaksia e revistës “Vlera”.