7.1 Gadir Khum, sprovë që s’kalohet

Gadir Khum, sprovë që s’kalohet (poezi)

Spread the love

Autor: Ali Sylaj

Një dorë u ngrit në Gadir
prej të bekuarit, Profetit
nga Zoti u shpall Emir
prijës për gjithë ymetin.

Mbi shalët grumbull tubuar
dy burra hipën lartë
rreth tyre populli grupuar
t’i shihnin, dëgjonin qartë.

Njerëz, besimtarë të vërtetë
nga Zoti më erdhi lajmëtari
pas meje prijës do të jetë
për të gjithë ymetin, i Pari.

Shikoni kalifin o njerëz
dhe dorën lartë ia ngriti
mevlai i juaj udhëheqës
Ali ibën Talibi.

Mevlain ta doni e nderoni
ashtu siç deshët Profetin
me bindje ta pasoni
shpërblim do keni Xhenetin.

Për këtë o njerëz dëshmoni
o ju që keni besuar
dhe kurrë mos e mohoni
se rëndë do jeni sprovuar.

Dëshmoni se e kreva amanetin
dhe shpallja u plotësua
kush do ta dojë Ehli Bejtin
n’Xhenet kem për t’u takuar.