6.1 Koncepti islam për dijen

Koncepti islam për dijen

Spread the love

Një nga tiparet dalluese të Islamit është theksimi i nevojës për dijen. Kurani dhe hadithet islame (Suneti) i ftojnë muslimanët ta kërkojnë, ta marrin dijen dhe t’i lartësojnë njerëzit e dijes. Hadithet e mëposhtme që kanë të bëjnë me dijen janë thënë nga Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të):

Kërkojeni diturinë deri në Kinë, sepse kërkimi i diturisë është detyrë për çdo musliman”.

Më i dituri ndër ju është ai që e mbledh diturinë e vet nga të tjerët… Më i vyeri ndër ju është ai që di më shumë dhe më i keqi është ai që është më i padituri”.

“Urtësia është pasuria e humbur e besimtarit; prandaj, kudo që ai e gjen atë, e meriton ta ketë më shumë se kushdo tjetër”.

Ndërsa këto thënie janë nga Imam Aliu:

Urtësia është pasuria e humbur e besimtarëve; prandaj, kërkojeni atë edhe sikur të jetë midis politeistëve, sepse ju e meritoni ta keni atë më shumë sesa ata”.

Merreni diturinë nga kushdo që ua jep, shikoni çfarë thuhet e jo kush e thotë atë!”

Këto hadithe tregojnë se nxënia e diturisë nuk kufizohet me mësimin e parimeve dhe të ligjeve të fesë, sepse është e qartë se Kina në atë kohë nuk ishte qendra e studimeve teologjike, por ishte e famshme për industrinë e saj. E më shumë se kaq, është e qartë se ligjet dhe parimet e Islamit nuk mund të mësoheshin nga ateistët ose nga politeistët. [1]

[1] Prof. Dr. Mehdi Golshani, “Kurani i shenjtë dhe shkencat e natyrës”, Tiranë 2007, fq. 18-19.