Plotini, filozof grek

U organizua aktiviteti rreth jetës së filozofit grek – Plotinit

Spread the love

Wisdom Corner – Këndi i urtësisë, i cili funksionon në kuadër të Institutit Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri”, këtë të enjte (22 gusht 2019) ka organizuar takimin e diturisë me temë: “Plotini (204 – 270), jeta, vepra dhe idetë filozofike”, ku është bërë bashkëbisedim dhe diskutim i hapur me të gjithë pjesëmarrësit.

Qëllimi i këtij takimi ishte stimulimi i debatit rreth temave filozofike, psikologjike, letrare, mistike e shumë të tjera që do të paraqitet nevoja për të diskutuar edhe në të ardhmen.

Ndërsa synimi ishte që të arrihet vetëdijesim, aftësim dhe ngritje intelektuale dhe shpirtërore. Takime të tilla do të organizohen edhe në vazhdim me tema dhe personalitete të ndryshme. Takimi i radhës do të jetë pas dy javësh me temën: “Ali Ibn Ebi Talibi, jeta dhe vepra“, më 5 shtator 2019.

Foto nga aktiviteti: