Gjuha e milingonave
Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit se milingonat komunikojnë duke dërguar frekuenca tingullore. Ato e përdorin këtë gjuhë për të alarmuar, për të paralajmëruar dhe për të vënë në lëvizje milingonat e tjera për ndonjë rrezik. Është mahnitëse! Kurani i Shenjtë e ka përmendur këtë fakt shkencor katërmbëdhjetë shekuj më parë. Allahu i Madhërishëm në Kuranin e Shenjtë ka thënë:
“Më në fund, kur arritën në luginën e milingonave, një milingonë tha: O milingona, hyni në vendet tuaja, që Sulejmani dhe ushtria e tij të mos ju shtypin (me këmbë), ngaqë nuk e dinë!” (Surja en-Neml, ajeti 18)
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 17, janar/shkurt 2016, fq. 49)