Imam Husejni (paqja qoftë mbi të!), para revolucionit të tij i ka thënë Muhamed ibn Aliut….
Imam Husejni (paqja qoftë mbi të!), para revolucionit të tij i ka thënë Muhamed ibn Aliut, i njohur si Ibnu’l Hanefijeh: “Unë nuk kam dalë as si mosmirënjohës, as si arrogant, as si shkatërrues dhe as për të bërë padrejtësi. Unë kam dalë për të kërkuar reformim në ummetin e gjyshit tim (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), për të urdhëruar në të mira dhe për të ndaluar nga të këqijat.” (Biharu’l-Enuar, vëllimi 44, f. 330.)
Me këtë thënie madhështore dhe kuptimplote, Prijësi i Dëshmorëve, Imam Husejni (paqja qoftë mbi të!) sqaron qëllimin e revolucionit të tij: të urdhëruarit në të mire dhe të ndaluarit nga e keqja.