1.1

Morali

Spread the love

Hyrje

Morali është tërësia e parimeve, e normave dhe e rregullave që janë krijuar e ndryshojnë historikisht në kushte të caktuara ekonomiko-shoqërore dhe që përcaktojnë sjelljen e veprimtarinë e njerëzve në shoqëri; vetë sjellja e qëndrimi i njeriut sipas këtyre parimeve, normave e rregullave.

Morali i bukur

I Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në lidhje me moralin, ka thënë:

  • Islami është morali i bukur”.
  • Morali i bukur është gjysma e fesë”.

Kurse Imam Aliu (a.s.) për moralin ka thënë:

  • Kapitulli i librit të besimtarit është morali i bukur i tij”.
  • Morali i bukur është rrënja e çdo të mire”.

Imam Xhafer Sadiku (a.s.) për moralin u shpreh:

  • Nuk ka jetë më të mirë se jeta me moral të bukur”.

(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 204)