Përkthimi i Naim Frashërit dhe bazat e kuranologjisë në gjuhën shqipe.
Përkthimi i Naim Frashërit dhe bazat e kuranologjisë në gjuhën shqipe.
Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajete të Kuranit janë bërë nga poeti i madh i letrave shqipe Naim Halid Bej Frashëri në veprën me emrin “Mësime”, (botuar në Bukuresht më 1894) me titullin ‘Thelb i Kuranit.
“M’emër të Zotit Math q’është ndjesë math e mëshirë shumë” përkthen Naimi fjalët me të cilat nis çdo sure e Kuranit.
BISMILLAH AR-RAHMAN AR-RAHEEM – (bi-smi llāhi r-raḥmāni r-raḥīmi).
Ky përkthim ndryshon shumë nga përkthimet e tjera në gjuhën shqipe. H. Sherif Ahmeti p.sh. e përkthen ” Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Përkthimi i Naimit i jep strukturës së formulimit një semantikë shumë të pasur falë nuancave dhe togfjalëshave. Në këtë rast togfjalëshi Zot i Math shpreh madhështinë e Zotit, dhe në të njëjtën kohë e dallon atë nga përdorimet e tjera të fjalës zot, siç janë : zotëri, zot shtëpie etj.
Tek Naimi togfjalëshat “ndjesë math e mëshirë shumë”, janë pa aq sinonime sa edhe kuptime me premisa dallimore.
Ndjesa është falja e fajit duke e mbuluar atë dhe duke e ruajtur njeriun prej tij, ndërsa mëshira është ndjenja e dhembshurisë e cila ngërthen çdo aspekt të veprimit dhe mendimit.
Përkthimi i Naim Frashërit hedh bazat e kuranologjisë në gjuhën shqipe, të gjuhësisë shqiptare dhe kritikës shkencore.
Material i përpunuar nga shkrimi i Mahmut Hysës se titullin ” Naim Frashëri si përkthyes i Kuranit” botuar në revistën Perla, Tiranë 2013
Foto : Naim Halid Bej Frashëri