Përse baballarët shkojnë në kafene?
Një mësues rreth të pesëdhjetave, dukej më i ri nga mosha që kishte. Unë* e pyeta se kujt ia kushtonte këtë gjë? Ai m’u përgjigj: “Elhamdulil-lah (falë Zotit), kam një jetë familjare të lumtur. E dua shumë gruan dhe fëmijët e mi. Sapo mbaroj punën në shkollë, shkoj menjëherë në shtëpi”.
Kjo pyetje me vend e këtij njeriu, të bën të pyesësh: “Vallë përse disa baballarë pasi mbarojnë punën shkojnë nëpër kafene? A e gjejnë vallë atje dashurinë dhe qetësinë, që nuk e gjejnë në shtëpitë e tyre?”
Kjo pyetje është me të vërtetë për t’i vënë gishtin një problemi shumë të rëndësishëm, të cilin duhet ta shqyrtojmë. Faji nuk është vetëm i njërës palë, prandaj duhet të ndahet te të dy partnerët. Është më e lehtë zgjidhja e problemit nëse si mashkulli ashtu edhe femra pikësëpari pyesin veten e tyre për këtë gjë.
(*Doç. dr. Şadi Eren, “Fëmija dhe familja (Çështjet kryesore në edukimin e fëmijës)“, përktheu: Jonida Ilhan, boton: “Alsar“, Tiranë 2014, fq. 24)