Kush është fajtori?
Shumë familje e nënvlerësojnë pamjaftueshmërinë e punës së tyre në edukimin e fëmijës dhe e kërkojnë jashtë vetes fajtorin. Disa nga shkaqet mund t’i radhisim si më poshtë:
- Lagjja ma prishi fëmijën
- Televizioni ma prishi fëmijën
- Filan shoku ma prishi fëmijën
Sigurisht që nuk mohohet se këta faktorë ndikojnë te fëmija. Por, nuk duhet harruar diçka. Njerëzit më të afërt për fëmijën janë pjesëtarët e familjes së tij dhe fëmija në edukimin parashkollor ndikohet më shumë nga nëna dhe babai i tij.
Nëse krijohet një gjykatë e madhe vetëm për edukimin e fëmijës, ku të thuhet se duhet të ngrihet në këmbë ai që ka gabuar në edukimin e tij, atëherë çdo prind duhet të ngrihet dhe të pranojë fajin pa parë as majtas e as djathtas.
Pranimi i fajit i shpëton prindërit nga mospërfillja dhe moskujdesi, duke iu bërë të ditur se nëse ekziston një problem te fëmija i tyre, faji bie mbi vetë ata.
Prindërit e ndjeshëm, interesohen më nga afër për fëmijët e tyre dhe i edukojnë ata më mirë; ndërsa prindërit që janë me të vërtetë fajtorë, përpiqen ta gjejnë fajin jashtë familjes.
(Doç. dr. Şadi Eren, “Fëmija dhe familja (Çështjet kryesore në edukimin e fëmijës)“, përktheu: Jonida Ilhan, boton: “Alsar“, Tiranë 2014, fq. 28-29)