3.1

Shotani dhe zhabat (fabulë)

Spread the love

Shotani dhe zhabat

Kishte shkuar shotani me iu mbajtë fjalim zhabave tek pusi. Po iu thoshte:

Mbledhuni se kam me iu kallxu diçka të re”.

Afrohen gjithë zhabat dhe dalin prej pusit. Thotë shotani:

Ka ra paqja në tokë. Më nuk guxon shota me e ngrënë zhabën. Nuk guxon ujku me e ngrënë qengjin. Nuk guxon njeriu me e pré kafshën. Nuk guxon kërkush kërkujtë me i bë keq. Ka rënë rehatia në botë. Fare kasavet mos keni”.

Një zhabë e vogël, prej gëzimit që ishin liruar, iu afru shumë ngat shotanit. Shotani e çukiti dhe e përbiu dhe e çoi kryet me folë sërish. Një zhabë e madhe, pak më larg, tha:

Rrini larg, se ai mirë po flet por keq po vepron”.

(Tregoi: Pren Nikolla nga fshati Rezinë (Gjakovë, viti 1983), cituar nga: “Nga folklori ynë II (kallëzime dhe përralla)”, përmblodhi: Anton Çetta, botues “Rilindja”, Prishtinë 1989, fq. 296.)




There are no comments

Add yours