1.2

Tipat “baba – nënë”

Spread the love

Hyrje

Nëse i hedhim një sy mjedisit që na rrethon, vëmë re familje të ndryshme, të cilat mund t’i klasifikojmë në këtë mënyrë:

  • Familje autoritare
  • Familje të shkujdesura
  • Familje edukuese

Për shembull, kur fëmija thotë, “unë dua të bëhem mësues”, familja autoritare kundërshton prerë. “Ti do të bëhesh doktor!” Familja e shkujdesur thotë: “bir, bëhu çfarë të duash”, ndërsa familja edukuese thotë: “Ah sa bukur! Po zgjedh profesionin më të shenjtë, urime!”

Në një familje autoritare, njëri ose të dy prindërit janë despotë dhe nuk ia njohiin fëmijës të drejtën për të zgjedhur. Fëmijët që rriten në mjedise të tilla ose bëhen pasivë dhe të ndrojtur, ose rebelohen. Ky shpirt i kundërshtimit pasqyrohet edhe në jetën shkollore, ku ai lidhet me grupe të ndryshme, në përgjithësi, ata që përzihen me veprime të tipit mafioz, janë rritur nga prindër autoritarë.

Prindërit e shkujdesur ia japin fëmijës një liri të tepruar duke iu thënë: “Le të bëjnë çfarë të duan”. Fëmijët që rriten në të tilla mjedise, rrezikojnë të dalin jashtë kontrollit. Disa aftësi të tyre mund të zhvillohen shumë mirë. Mirëpo, nëse nuk iu jepet një drejtim i mirë, ata mund të mos jenë të dobishëm si për veten e tyre, ashtu edhe për të tjerët.

Ndërsa famija edukuese interesohet nga afër për çdo fëmijë. Kjo është një familje që i drejton fëmijët sipas aftësive të tyre. Ajo i vlerëson anët e tyre të mira duke i shpërblyer me komplimente. Kjo familje punon shumë për t’i larguar fëmijët nga sjelljet e padenja pa i dëmtuar.

Familja edukuese është një familje e arsimuar dhe vazhdon të arsimohet pasi, ai që nuk di, nuk mund t’i mësojë të tjerët.




There are no comments

Add yours