Dhënia ujë
Ky shkrim përmban disa thënie në lidhje me vlerën e dhënies ujë të tjerëve, dhe pikërisht lidhet me stinën verore kur shkalla e temperaturës është shumë e lartë.
Vlera e dhënies ujë
I Dërguari i Allahut, Muhammedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha:
- “Njeriu ka shpërblim kur i jep gruas së vet ujë për të pirë”.
- “Kur shumohen mëkatet e tua, jepu ujë të eturve”.
Imam Ali Zejnul-Abidini (a.s.) ka thënë: “Kush i jep ujë besimtarit të etur, Allahu do t’i japë atij pijen e vulosur të Xhennetit”.
Imam Muhamed Bakiri (a.s.) ka thënë: “Gjëja e parë me të cilën do të fillojë Dita e Gjykimit është shpërblimi për dhënien ujë të eturit”.
Imam Xhafer Sadiku (a.s.) ka thënë: “Lëmosha më e mirë është ta freskosh mëlçinë e etur, kurse kush i jep ujë mëlçisë së etur të shtazës ose të dikujt tjetër, Allahu i Madhëruar do ta mbulojë me hijen e Tij në ditën kur nuk do të ketë hije përveç hijes së Tij”.
Kush jep ujë, duhet të pijë i fundit
I Dërguari i Allahut, Muhammedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) tha: “Ai që i jep ujë grupit të njerëzve, duhet të pijë i fundit”.
(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 326-327)