5.1

Lumturia në jetën familjare

Spread the love

Hyrje

Shtëpia është një qendër lumturie për jetën familjare. Sado që kjo gjë mund të pranohet teorikisht, jo gjithmonë ajo ndodh në prakikë.

Muajt e parë të martesës mund të jenë shumë të ëmbël dhe pa problem, por rruga në të cilën do të kalojnë të sapomartuarit, nuk është e lehtë. Një proverb thotë: “Në rrugët e shtruara me pambuk ku ju ecni të kapur dorë për dore gjenden edhe gjëmba e guralecë”. Ëndrrat e bukura mund të zveniten nga retë e zeza, dhe si rrjedhojë dashuria mund të avullojë.

Pasioni duhet të pasohet nga një dashuri e arsyeshme dhe e vullnetshme. Të kërkosh që jeta të rrjedhë si muaji i mjaltit, ngjason me dëshirën e një fëmije pesëvjeçar për të thithur gji. Çdo periudhë duhet të vlerësohet në tërësinë e parimeve të veta.

Në fakt martesa është një “art për të qenë i lumtur, dhe për të bërë të lumtur”. Njeriu egoist, që mendon vetëm për veten bën rob të jolumturisë partnerin e tij. Ndërkohë që njeriu po të bëjë të lumtur partneren e tij, lumturohet edhe vetë.

Askush nuk është një “trëndafil pa gjëmba”. Çdokush krahas cilësive ka edhe të metat e tij. Nëse bashkëshortët do të vepronin sipas principit “ai që dashuron trëndafilin duron edhe gjëmbat e tij”, atëherë ata do të arrinin lumturinë e vërtetë.

Në fakt, “vendi i lumturisë” nuk ndodhet shumë larg nesh. Ai është shumë pranë, madje ndodhet brenda nesh. Sokrati thoshte: “Martohuni patjetër! Nëse martoheni me një njeri të mirë, do të jeni të lumtur. Nëse martoheni me një njeri të padurueshëm, atëherë do të bëheni filozof”.

Kush e kërkon lumturinë nëpër kafene dhe lokale, e kërkon në adresë të gabuar. Nuk është e mundur që një njeri, që nuk është i lumtur në shtëpinë e tij, të gjejë lumturinë në asisoj vendesh. Kjo ngjason me një njeri të etur, i cili e largon etjen duke pirë ujë të kripur deti. Sa më shumë të pijë nga ky ujë, aq më shumë do t’i shtohet etja.

Nëse bashkëshortët e bëjnë të lumtur njëri-tjetrin me durim dhe sakrificë, ata do të vrapojnë për të shkuar në shtëpi në mënyrë që të qëndrojnë bashkë.




There are no comments

Add yours