4.1

Butësia

Spread the love

Vlera e butësisë

I Dërguari i Allahut, Muhammedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) në lidhje me butësinë i tha këto fjalë:

* “Butësia nuk ka ardhur me asgjë, derisa ajo të mos jetë e zbukuruar, dhe asgjë nuk është privuar nga butësia, deri ajo të mos jetë e shëmtuar”.

* “Kur Allahu ia do të mirën e familjes, Ai ia hap dyert e butësisë”.

* “Më i mençuri nga njerëzit është ai i cili është më i butë ndaj njerëzve”.

* “Allahu i Madhërishëm është i butë dhe e do butësinë në çdo punë”.

Imam Aliu (a.s.) ka thënë: “Butësia është çelësi i suksesit”.

Imam Muhamed Bakiri (a.s.) ka thënë: “Çdo gjë ka dryrin e vet, kurse dryri i besimit është butësia”.

Imam Musa Kadhimi (a.s.) ka thënë: “Butësia është gjysma e jetës”.

(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 283)




There are no comments

Add yours