Fëmija dhe të mësuarit përmendësh
Si përvetësohet dituria?
Dituria përvetësohet duke e përsëritur. Fëmija mund të mësojë shumë gjëra përmendësh. Gjithçka që ai sheh e dëgjon, i ngulitet mrekullisht në mendje. Këtë aftësi duhet ta vlerësojmë, në mënyrë që të ndihmojmë në memorizimin e kuptimevet të vyera në mendjen e tij.
Herë-herë dëgjojmë se ata merren me edukimin të thonë se janë kundër edukimit dhe mësimit përmendësh. Nuk ka edukim pa mësuar përmendësh. Kjo nuk do të thotë të mësosh përmendësh pa kuptuar, por ta realizosh atë duke ditur se çfarë mëson. Metoda është përsëritja e njohura që konsiderohen të vlefshme në të mësuarin përmendësh. Nuk mund të kesh njohur të qëndrueshme pa i përsëritur ato. Njeriu mbase mund ta kuptojë një gjë duke e lexuar një herë, por nëse nuk e përsërit vazhdimisht nuk e memorizon dot dhe nuk mund ta përdorë lirshëm gjatë nevojës.
Disa njohuri kryesore, aforizma e vjersha mund të mësohen përmendësh me anë të “metodës së përsëritjes sistematike”.