2.1

Të qenurit shembull për fëmijën

Spread the love

Një ditë një fëmijë i vogël ishte hedhur nga kati i dytë i ndërtesës. Falë Zotit shpëtoi mirë me disa plagë të lehta. Kur prindërit e pyetën përse kishte vepruar ashtu, ai iu përgjigj: “Kështu është hedhur edhe Supermeni”.

Fëmija vëzhgon me vëmendje çdo gjë që ndodh përreth tij, dhe merr si shembull veprimet e njerëzve që shikon. Ne duhet t’iu ofrojmë atyre shembuj pozitivë për të qenë një model i mirë për ta.

Kur fëmija sheh prindërit e tij që pinë cigare, ai kërkon të bëjë të njëjtën gjë. Kur ai sheh prindërit e tij që falin namaz, edhe ai falet bashkë me ta. Një fëmijë që vazhdimisht ndjek filma me aksione, i pasqyron ato në veprimet e tij.

Tregohet se një gaforre pyet të voglin e saj se përse ecte shtrembër. Ai përgjigjet: “Që kur kam lindur ju kam parë juve që ecni në këtë mënyrë. E si mund të eci unë ndryshe?”

Ky lloj modeli që ndjek fëmija vazhdon gjatë gjithë jetës. Fëmija merr si shembull prindërit dhe mundohet të veprojë si ata.