Vetëdija qytetare
Për shkak se ishim për një kohë tepër të gjatë të privuar nga dija e plotë dhe e vërtetë edhe vetëdija jonë përparoi me ritme shumë të ngadalësuara. Prandaj, në shumë drejtime, sa i takon vetëdijes, jemi të vonuar. Ende nuk e kemi arritur shkallën e duhur të vetëdijes kombëtare e ne na imponohet nevoja e krijimit të vetëdijes qytetare. Populli ynë duke qenë kohë të gjatë i shtypur, i ndjekur e nën dyshim nga pushtues të ndryshëm, e ka të vështirë që, sa çel e mbyll sytë të harrojë të kaluarën e vet të hidhur dhe të jetë i afërt me pjesëtarë të kombeve pushtuese që na shtypën me dhunë ose ndaj pjesëtarëve të grupeve etnike që në disa raste të vështira me veprimet e tyre muarën anën e pushtuesit.
Në Kosovë, bashkë me shumicën dërmuese shqiptare gjithmonë jetuan edhe pjesëtarë të popujve pushtues si edhe pjesëtarë të bashkësive tjera etnike. Por, ajo bashkëjetesë, sidomos me popujt pushtues e shtypës, prore ishte e imponuar. Ende, aty këtu, ka shqiptarë të gjallë që mbajnë mend zullumet otomane ndaj shqiptarëve. Edhe sot ka mbetur një ftohtësi ndaj pjesëtarëve të bashkësisë së vogël turke për shkak të përvojës së hidhur, me sjelljet e një pjese të vogël të tyre që, në të kaluarën e afërt, për disa privilegje të vogla, patën marrë anën e pushtuesve tanë.
Sa i takon ftohtësisë e dyshimit ndaj pakicës serbe është e tepërt të flitet. Regjimi serb me politikën e vet kolonizuese një numër të madh të popullatës serbe e shndërroi në administratë të drejtpërdrejtë të politikës së vet. Shumë prej tyre ishin qytetarë të privilegjuar dhe madje muarën pjesë edhe në krimet shfarosëse ndaj shqiptarëve. Kjo ka bërë sot bukur të vështirë dallimin midis regjimit dhe popullatës së thjeshtë serbe. Edhe disa grupe etnike më të vogla, për shkak të dijes së vogël e të vetëdijes së ulët, si një numër i romëve për shembull, u njollosën keq me qëndrimin e tyre të turpshëm ndaj shqiptarëve në situata të vështira.
Të gjitha këto janë pengesa serioze në rrugën e krijimit të shpejtë të vetëdijes qytetare. Mirëpo, edhe pse ngadalë, shqiptarët po e kuptojnë se nga e kaluara mund të jetohet dhe se nuk duhet të lejojmë që e kaluar të na zërë peng dhe të na verbojë deri në atë shkallë sa të mos shohim se e sotmja dhe e ardhmja, megjithatë janë fort më të rëndësishme se e djeshmja e hidhur. Duhet ta përvetësojmë dijen e vërtetë se shpenzimi i energjisë duke u marrë me të kaluarën do të thotë të bjerrim energjinë tonë kot. Sepse, sado që të përpiqemi, ne nuk do të mund ta ndryshojmë të kaluarën, sepse energjia jonë është në të tashmen. Prandaj, duhet të përqendrohemi në të tashmen dhe ta ndryshojmë në kahe pozitive të tashmen. Sepse, vetëm duke ndryshuar e ndërtojmë të tashmen, ne përgatisim të ardhmen tonë më të mirë.
Prandaj, porsa t’i hedhim themelet e shtetit të Kosovës dhe porsa të “ngopemi” me shqiptarizmin tonë, do ta kuptojmë se bashkëjetesa me të gjithë pjesëtarët e pakicave kombëtare dhe të grupeve tjera etnike që duan të jetojnë me ne, në barazi të plotë qytetare, nuk është pengesë, por është përparësi. Gjithnjë e më tepër, kriter për t’i vlerësuar qytetarët, nuk duhet të jetë dhe nuk do të jetë kush cilit komb, ose cilës bashkësi etnike i takon, por kush, si e sa bën për përparimin e gjithanshëm të Kosovës.
Vetëdija qytetarë është proces i gjatë, por i domosdoshëm nëse duam që të lirohemi nga filozofia provincialiste e mbylljes në vetvete, sepse, mbyllja në vetvete është e keqja më e madhe dhe gabimi më i madh, si për individin si për kolektivet më të mëdha. Ajo është në kundërshtim të plotë me të vërtetën jetësore. Shembulli i Serbisë, është shembulli më i qartë dhe shembulli më i madh për këtë që thamë.
Baza më e mirë për kulturën e vetëdijes qytetare, është krijimi i rrethanave të atilla të bashkëjetesës ku të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina e përkatësia e tyre, do të kenë mundësi të barabarta të punës, të mësimit, të përparimit dhe të gëzimit të jetës dhe të fryteve të punës së tyre. Vetëdija qytetarë është dija e përvetësuar dhe e zbatuar për atë se interesi i çdo qytetari, se interesat e pjesërishme të qytetarëve janë të pandashme dhe të pamundshme pa kultivimin, ruajtjen dhe forcimin e të gjitha interesave të të gjithë qytetareve, pa përjashtim. Vetëdija qytetare është hyrje në një vetëdije edhe më të lartë, në vetëdijen njerëzore.
Autor: Adem Demaçi
Marrë nga librushka “Filozofia e jetës”
(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 6-7)
levaquin price buy levaquin 250mg generic
tamsulosin 0.2mg ca spironolactone usa purchase spironolactone pill
tadalafil buy online buy ampicillin 250mg ciprofloxacin 500mg cheap
zocor 20mg oral buy finasteride pill finasteride pills
purchase flagyl online cheap order augmentin for sale sulfamethoxazole generic
diflucan over the counter order sildenafil sale sildenafil 50mg oral
brand keflex 500mg purchase cleocin generic erythromycin 250mg generic
tadalafil canada buy cialis pills viagra 100mg oral
viagra medication cialis 20mg tablet tadalafil 20mg brand
cost ceftin 250mg cheap bimatoprost purchase methocarbamol generic
casino slot games purchase cialis without prescription cialis tablets
buy trazodone 100mg pill sildenafil cheap sildenafil 100mg generic
write paper online cheap custom essay ivermectin pills canada
sildenafil mail order usa viagra sildenafil 100mg lamotrigine 50mg generic
prednisone 40mg brand cost isotretinoin amoxicillin 500mg drug
sildenafil 100mg over the counter order sildenafil 100mg without prescription generic cialis 10mg
slots casino free spins no deposit usa buy tadalafil 10mg without prescription
zithromax 500mg pills order neurontin 600mg sale neurontin 100mg brand