8.1

Vetëdija njerëzore

Spread the love

Vetëdija njerëzore është dija e përvetësuat për atë se si lumturia si fatkeqësia e individit janë pjesë të pandashme nga lumturia ose fatkeqësia e gjithë njerëzimit. Në fillim ishin njerëzit të cilët kishin vetëm një qëllim: si të mbijetonin në natyrën e egër, të ashpër dhe të pamëshirshme. Ata në ato kohë, jo fort moti, nuk ishin të ndarë, as në kombe e kombësi, as në fe e besime, as në klasa e kasta, as në shtete e perandori.

Në rrugën e vet të gjatë e të stërmundimshme, njeriu kaloi nëpër tëhuajsime të shumta e të llojllojshme derisa erdhi, më në fund koha që përsëri, t’i kthehet esencës së vet njerëzore e shpirtërore. Vetëdija njerëzore është hyrje në shkallën më të lartë të vetëdijes, në vetëdijen shpirtërore, ose në vetëdijen kuantike, në vetëdijen që na bashkon me Zotin.

Autor: Adem Demaçi

Marrë nga librushka “Filozofia e jetës

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 7-8)




There are no comments

Add yours