
8 Fakte për shtetin më të vogël në botë, Vatikanin…
Ja disa fakte interesante mbi Vatikanin:
1. Qeveria e Vatikanit ka një strukturë unike. Papa është sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, një trup kardinalesh të caktuar nga Papa, për një periudhe pesë-vjeçare.
2.Vatikani është qendra e fesë katolike dhe institucioni më i lartë i Krishtërimit. Çdo vendim që merr ky besim fetar padiskutim që kalon me parë nga Vatikani.
3.Gjatë gjithë historisë Vatikanit ka pasur 266 Papë, që e kanë drejtuar. Kisha katolike konfirmon Apostullin Pjetër si Papën e parë.
4. Papa më i korruptuar konsiderohet Aleksanderi VI ose Rodrigo Borxhia. Pati shumë lidhje martesore dhe fëmija i tij ishte Lukrecia.
5. Papë mund të zgjidhet cilido mashkull beqar i pagëzuar dhe në qofte se nuk ka marrë akoma urdhrat e shenjtë per t’u shenjtëruar veskov.
6. Eshtë traditë që Papa i ri të zgjedhë një emër për veten e tij.
7. Kishat protestante nuk i njohin asnjë autoritet superior veskovit të Romës pasi e konsiderojnë jo konform shkrimeve të shenjta.
8. Një rast i çuditshëm është fakti kur në 1938 kur Adolf Hitleri arriti në Romë me ftesë të mbretit Viktor Emanueli III. Papa Piu i XI nuk donte ta takonte dhe për të evituar këtë u transferua në vilën e Castelgandolfo.