4.1

Ç’është vetëdija – ndërgjegjja?

Spread the love

Vetëdija, ç’fjalë e mrekullueshme shqipe. Por këtë fjalë nuk duhet ngatërruar me atë fjalën e thjeshtë të përditshme kur kemi të bëjmë me situatat kur njerëzit, për shkak se u bie të fikët, humbin vetëdijen. Ose, pasi që këndellen kthehet vetëdija. Në përdorimin tonë kjo fjalë ka kuptimin e fjalës së huaj koshiencë, ose edhe të fjalës tjetër shqipe ndërgjegje.

Vetëdija, pra është dija e përvetësuar, dija e asimiluar, dija e metabolizuar. Nuk mjafton, për shembull, njeriu të thotë se e di që shëndeti është themeli i lumturisë. Nëse njeriu, me mendjen e vet, me mënyrën e ushqimit të vet dhe me sjelljet e vet e dëmton shëndetin e vet, ai, në të vërtetë nuk e di se shëndeti është themeli i lumturisë. Nëse atë që e thotë, nuk e zbaton në jetë, atëherë kjo do të thotë se ajo dije nuk është dije e përvetësuar nga ai, por është dije jashtë vetes së tij.

Populli ynë e thotë bukur se po s’e pate shëndetin, ta kesh edhe krejt botën nuk të vlen asgjë. Mirëpo, po qe se kjo dije nuk përvetësohet, por vetëm përfolet e shkruhet, atëherë mbetet vetëm dije e fjetur, për më tepër, mbetet dije e vdekur, e mbështjellur në fjalë e në letër. Vetëm dija, të cilën njeriu e përdorë, vetëm dija të cilën njeriu e vë në jetë, vetëm dija, të cilën njeriu e zbaton në jetë, bëhet dije e tij, bëhet dije e gjallë. Në shembullin tonë, vetëm ai që në terësi, i përmbahet dijes për ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shëndetit është shëndetësisht i vetëdijshëm. Të tjerët që pjesërisht ose përgjysmë zbatojnë dijen për ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shëndetit, ata janë shëndetësisht pjesërisht ose përgjysmë të vetëdijshëm.

Autor: Adem Demaçi

Marrë nga librushka “Filozofia e jetës

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 5)

There are no comments

Add yours