
Dielli dhe orbitat e Hënës
Orbita e hënës rreth Tokës ndryshon nga orbita e Tokës rreth Diellit. Nuk mund të ketë kurrë përplasje ndërmjet Diellit dhe Hënës. Lëvizja e Hënës në orbitë është shumë e ndërlikuar. Ajo rrotullohet rreth Tokës, bashkë me Tokën rrotullohet rreth Diellit, bashkë me Diellin rrotullohet rreth qendër së galaktikës. Dhe, bashkë me gjithë galaktikën ajo rrotullohet me orbitën e kozmosit, të cilën nuk e di askush tjetër, përveç Allahut, të Gjithëfuqishmit.
Këto fakte mahnitëse për rëndësinë e rregullit kozmik u zbuluan vetëm në kohën e sotme. Kurse Kurani i Shenjtë i ka përmendur këto fakte katërmbëdhjetë shekuj më parë, në suren “Ja-sin”, në ajetin 40: “As Dielli nuk e arrin Hënën e as nata nuk e kalon ditë; edhe Dielli, edhe Hëna lundrojnë në orbitën e vet”. Është vërtet një mrekulli shkencore që vërteton se Kurani është Fjala e Allahut, të Gjithëfuqishmit.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 16, shtator/tetor 2015, fq. 48)