Dobitë nga shpërngulja fizike dhe shpirtërore
Dobitë nga shpërngulja fizike dhe shpirtërore
Islami konsideron se hixhretii ( shpërngulja) është një princip i jetës së njeriut. Ç’do të thotë kjo? Kjo donë të thotë gjallërim dhe zhvillim i personalitetit njerëzor. Kjo është një luftë me njërin prej shkaqeve themelore të nënçmimit dhe robërimit të njeriut, e që thotë: o njeri mos u bën rob i rrethit ku je lindur dhe mos u bën rob i tullave dhe malterit. Njeriu duhet patjetër t’i sigurojë vetes aq liri, dinjitet dhe pavarësi që mos të bëhet as rob i hapsirës dhe rrethit e as të robërohet nga traditat dhe sjelljet e këqia që i janë imponuar nga ana e rrethit ku ai jeton.
Muhaxhir është ai që është në gjendje ta mënjanojë të keqen, vetitë dhe sjelljet e këqia. hixhret don të thotë të larguarit nga gjërat e liga që e rrethojnë njeriun. Nga kjo mund të konkludojmë se hixhreti është një faktor edukues.
Tani ta analizojmë çështjen e xhihadit: Xhihad donë të thotë luftë e përleshje, madje edhe kur mendohet në kuptimin shpirtëror të këtij termi, xhihad është edhe të luftosh kundër dëshirave vetanake. Njeriu ballafaqohet me barikada, pengesa dhe probleme. A thua, vallë, njeriu gjithnjë duhet të jetë rob dhe i nënçmuar? Jo, ashtu si nuk guxon të bëhet rob i rrethit ku ai jeton, nuk guxon të bëhet rob as i pengesave.
Rrëfime nga jeta e Imam Sadikut a.s
O njeri, je i krijuar që me duart tua të mënjanosh pengesat- barrikadat nga rruga jote. Imam Sadiku a.s. një herë hyri në shtëpinë e një shokut të vet. Ai njeri jetonte në një shtëpi shumë të vogël që nuk ishte e përshtatshme për familjen e tij. Imami e dinte se ai njeri është i pasur. Islami pohon: “Një prej lumturive të njeriut është të jetojë në një shtëpi të madhe e të gjerë. Secili që ka mundësi të ketë shtëpi të madhe dhe nuk e bën këtë, ka bërë padrejtësi ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të vet”.
Imam Sadiku e dinte se ky njeri ka pasuri dhe përkundër saj jeton në një shtëpi të vogël. E pyeti: “Pse po jeton këtu? Ti ke mundësi ta zgjerosh shtëpinë tënde për shkak të bashkëshortes tënde dhe fëmijëve.”. Njeriu u përgjigj: “Kjo është shtëpia e babait tim, e unë jam lindur në të. Babai dhe gjyshi im, gjithashtu, kanë lindur në këtë shtëpi dhe këtu kanë jetuar. Nuk dua ta lë shtëpinë e babait”.
Imam Sadiku shumë qartë i tha: “Të supozojmë sikur babai dhe gjyshi yt s’kanë qenë të mençur, a do të dëshiroje ti të paguajsh haraçin e marrëzisë së tyre? A thua, vallë, fajin për këtë e kanë gruaja dhe fëmijët?! Braktise këtë shtëpi! E pakuptimtë është të thuash: “këtu jam lindur”, “këtu jam mësuar”, “këtu janë lindur babai dhe gjyshi im”.
Marrë nga Libri “ Rrëfime Shpirtëror”
Autor, Murteza Mutahari