Fjalë të urta nga Imam Aliu (3)
Fitimi i bekimeve
“Kur të filloni të fitoni bekim, mos refuzoni shtimin e tyre duke mos qenë mirënjohës”.
Braktisja nga i afërmi
“Atë të cilin e braktisë i afërmi e përfiton i largëti”.
Kush i nënshtrohet fatit?
“Çdo gjë i nënshtrohet fatit, ashtu që shkatërrimi është në intrigë”.
Ngjyrosja e flokëve
Prijësi i besimtarëve Imam Aliun e kishin pyetur për fjalët e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij): “Ngjyrosni flokët e thinjura dhe mos u bëni si çifutët!”. Ai u përgjigj: “Ai – paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij – këtë e ka thënë atëherë kur feja kishte pak ithtarë. Kurse tani kur hapësira e saj është zgjeruar dhe ajo është forcuar, njeriu mund të zgjedhë”.
Ku përfundon ai që nxiton?
“Ai i cili nxiton me frerë të lëshuar të shpresës së vet ndeshet me shkatërrimin”.
Falja e gabimeve
“Falni gabimet e njerëzve të shquar, sepse kur ata bien në gabime, Allahu i ngritë”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 33)