3.1

Fitorja dhe festa e madhe e Gadirit

Spread the love

Fitorja dhe festa e madhe e Gadirit

Dita 18 Dhul-Hixhe është dita e besatimit të imametit të Imam Aliut a.s.. Në vitin e dhjetë hixhri, Profeti Muhammed s.a.a. u urdhërua nga Zoti që Imam Aliun a.s. ta emërojë si pasardhës të tij. Në atë ditë, Profeti i Islamit para 120 mijë haxhijve mbajti një fjalim të rëndësishëm historik dhe në fund e ngriti dorën e Aliut a.s. lartë dhe atë e zgjodhi si pasardhës të vetin.

Profeti i madh i Islamit pas 23 vitesh mundimesh dhe përpjekjesh në përhapjen e misionit të tij, tha: “Asnjë pejgamber në përhapjen e mesazhit të tij nuk ka vuajtur si unë”. Profeti i nderuar i Islamit me urdhër të Zotit shkoi për të kryer Haxhin e tij të fundit me qëllim që muslimanëve t’ia mësojë rregullat dhe ritualet e Haxhit dhe gjithashtu të sqarojë përgjegjësinë dhe udhëheqjen pas vdekjes së tij. Gjatë kësaj ceremonie madhështore hz. Muhammedin s.a.a. e shoqëruan mbi 120 mijë njerëz dhe kjo shifër nuk ishte parë deri në atë kohë.

Është thënë se i Dërguari i Zotit kishte informacione në lidhje me xhelozinë dhe urrejtjen e hipokritëve ndaj Imam Aliut, por zbritja e ajeteve të Kur’anit atë e bën edhe më të vendosur për të prezantuar pasardhësin e tij, madje përkryerja e misionit të tij ishte e kushtëzuar me këtë lajmërim.

Pas përfundimit të ceremonisë së Haxhit haxhinjtë u lajmëruan që të dalin nga Mekka dhe të marrin pjesë në një program tepër të rëndësishëm në vendin e quajtur Gadiri Khum, një vend ky ku ndaheshin dhe karavanet e haxhinjve. Tri ditë pas përfundimit të Haxhit, haxhinjtë u drejtuan kah Gadiri. Me arritjen në këtë vend Profeti i nderuar urdhëroi që të ndalojnë dhe çdo kush të zë vendin e vet. Selmani, Ebu Dherri, Amari dhe shokët tjerë besnikë të Profetit Muhamed s.a.a. qëndronin nën disa pemë të vjetra dhe vëzhgonin ngjarjet që po ndodhin në atë mes. Nën hije të këtyre drunjve u përgatit një vend prej druri për fjalimin e profetit Muhamed. Pasi u mblodhën njerëzit, Profeti u ngjit mbi këtë vend dhe filloi fjalimin e tij historik.

I dërguari i Zotit në pjesën e parë të ligjëratës së tij e falënderoi dhe e madhëroi Krijuesin e botëve dhe duke numëruar cilësitë e Tij foli për një përgjegjësi tepër të rëndësishme hyjnore dhe tha:

Tani dëshmoj për robërinë time dhe për Krijuesin tim. Tani po e kryej atë që më është urdhëruar nga ana e Zotit… Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut i cili më ka thënë që në qoftë se nuk e zbatojë këtë përgjegjësi dhe detyrim që kam nga ana e Tij, atëherë nuk do të kisha zbatuar as misionin tim hyjnor; Zoti më ka ruajtur nga dhuna dhe rreziqet e të tjerëve dhe pa dyshim se Ai është i mjaftueshëm për njerëzit”.

Profeti i nderuar foli rreth ajetit 67 të sures el-Maide, i cili sapo iu kishte shpallur. Pastaj i Dërguari i Zotit foli rreth këtij ajeti dhe për trashëgiminë e Ali bin Ebi Talibit dhe tha:
Zoti më ka urdhëruar në këtë mënyrë: O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon”.

O njerëz, unë nuk kam hezituar aspak për të kumtuar shpalljen e Zotit dhe tani do t’ju flasë për shkakun e zbritjes së këtij ajeti: Xhebraili më është paraqitur mua në tri shkallë… Më ka detyruar që të flasë në këtë takim dhe të ndajë të bardhën nga e zeza, kështu që dijeni se: Aliu është vëllai im, pasardhësi im dhe zëvendësi im për ummetin tim dhe është imam pas meje. Pozita e tij për mua është sikur pozita e Harunit me Musaun, padyshim se pas meje nuk do të ketë profet. Aliu pas Zotit dhe të Dërguarit të tij do të jetë kompetent”.

I Dërguari i Zotit në vazhdim foli edhe për vështirësinë që pati për ta thënë këtë mesazh për shkak të disa nga jobesimtarëve të djeshëm të cilët në dukje kishin besuar por akoma ishin në anën e hipokritëve. Pastaj Profeti Muhamed tha: “O njerëz, unë nga Xhebraili kërkova që Zoti të më lironte nga kryerja e një përgjegjësie të këtillë për arsye se jam i informuar për numrin e paktë të të devotshmëve, numrin e madh të hipokritëve dhe të mashtruesve që gjenden në Islam. Persona të cilët Zoti në Kuran i ka përshkruar në këtë mënyrë:

Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: ‘Ai është bërë vesh (beson çka dëgjon)’. Thuaj: ‘Ai është vesh i të mirës suaj (dëgjon të mirën dhe vepron e jo të keqen), ai beson Allahun (çka i thotë), u zë besë besimtarëve dhe është mëshirues për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që nuk e lënë të qetë të Dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm””. (Surja et-Teube, ajeti 61)

Pastaj i Dërguari i Zoti foli rreth vlerave dhe epiteteve të hazret Aliut dhe tha se vetëm ai e meriton të jetë udhëheqës i besimtarëve. Profeti Muhamed foli edhe për pasardhësit e imam Aliut dhe tha:

O njerëz, ai është ndihmues dhe mbështetës i fesë dhe mbrojtës i të Dërguarit të Zotit, ai është i devotshëm dhe udhëzues i udhëzuar. Profeti i juaj ishte profeti më i mirë dhe pasardhësi i tij është pasardhësi më i mirë dhe bijtë e tij janë imamët më të mirë… O njerëz duhet ta dini këtë gjë rreth tij dhe ta kuptoni se Zoti atë e ka zgjedhur kompetent dhe imam, kurse ju jeni të detyruar të ndiqni atë. Zoti e ka detyruar çdo muhaxhir dhe ensar, çdo të bardhë dhe të zi, çdo arab dhe çdo axhem, çdo rob dhe çdo të lirë që të zbatojnë dhe t’i nënshtrohen urdhrave dhe predikimeve të tij. Çdo kush që e kundërshton atë është i mallkuar dhe çdo kush që e përkrah atë do të përfitojë kënaqësinë e Zotit. Zoti do t’ia falë mëkatet atij që zbaton urdhrat dhe predikimet e Aliut”.

Gjoja i Dërguari i Zotit dinte se njerëzit nuk do ti përmbahen imam Aliut për atë dhe në fjalimin e tij disa herë përsëriste trashëgiminë dhe zëvendësimin e tij nga imam Aliu dhe thoshte: “O njerëz, kjo është hera e fundit që po ju drejtohem një grumbulli të këtillë. Atëherë dëgjoni dhe nënshtrohuni përball urdhrit hyjnor, për arsye se Zoti është Kompetent për çdo gjë dhe Krijues i çdo gjëje dhe tani para jush flet i Dërguari i Tij. Dhe pas meje me urdhër të Zotit Aliu do të jetë pasardhës dhe imam. Pastaj imameti do të vazhdojë me bijtë e Aliut të cilët do të jenë trashëgimtarët e mi. Aliu është burri i parë që besoi Zotin dhe të Dërguarin e Tij dhe askush nuk më beson mua më shumë se ai. Ai ishte i pari që e shoqëroi të Dërguarin e Zotit në kohën kur pranë tij nuk gjendej asnjë burrë. Ai ishte njeriu i parë që qëndroi pas meje në namaz dhe më shoqëronte në adhurimin e Zotit”.

Profeti i Zotit vazhdonte të fliste për imam Aliun dhe duke ju drejtuar njerëzve të pranishëm në Gadir Hum thoshte:

Dijeni se nga ana e Xhebrailit më ka ardhur një lajm ku thuhet: Çdo kush që është armik i Aliut dhe nuk pranon sundimin e tij, Zoti do ta mallkojë dhe do t’i dërgojë të këqija. Çdo kush duhet ta dijë të ardhmen e tij. Kini frikë Zotin kur ta kundërshtoni Aliun dhe mos dobësoni besimin në Zotin dhe të Dërguarin e Tij… O njerëz, përmbajuni Kuranit, kuptoni ajetet e tij, thellohuni në urdhrat dhe predikimet e tij dhe mos devijoni. Betohem në Zotin se Kurani nuk do t’ju tregojë për kuptimin e tij të brendshëm dhe atë ju mund ta kuptoni vetëm nëpërmjet njeriut të cilin e kam kapur për dore dhe e frymëzojë për të komentuar sekretet dhe kuptimin ezoterik të Kuranit. Ju them që çdo kush që më ndjek mua duhet ta ndjek edhe Aliun dhe ai është vëllai dhe zëvendësi im, sundimi i tij është nga ana e Zotit të Madhërishëm… O Zot, duaje atë që e ka dashur Aliun dhe urreje atë që do ta urrej Aliun, ndihmoje atë që do ta ndihmojë Aliun dhe poshtëroje atë që do ta poshtërojë Aliun”.

Në këtë mënyrë dhe Profeti i Islamit e përfundoi misionin e tij të fundit dhe në fund të pranishmit duke u besatuar me imam Aliun, shprehën nënshtrimin e tyre ndaj fesë dhe profetit Muhamed. Pastaj Profeti tha:

Dijeni se pas përfundimit të fjalimit tim nga ju do të kërkojë që njëherë të më jepni dorën mua pastaj të veproni njëjtë edhe me Aliun… O njerëz, thoni atë që po ju them dhe Aliun përshëndeteni duke e quajtur udhëheqës të besimtarëve dhe më pas thoni: Dëgjuam dhe vepruam, o Zot i Madh, kërkojmë mirësinë Tënde dhe kthimi është vetëm drejt ty dhe pastaj thoni: Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Zotit që na ka udhëzuar dhe sikur të mos na udhëzonte do të ishim të devijuar. Engjëjt janë të vërtetë dhe të ardhur nga Zoti. O njerëz, vlerat dhe epitetet e Ali bin Ebi Talibit janë më të mëdha dhe më të shumta që unë mund t’i numërojë në një fjalim. Atëherë miratojeni çdo gjë të mirë që dëgjoni dhe shihni në lidhje me Aliun”.

Dr. Shejh Ali Aliaj

 

(Revista “Vlera”, nr. 26, maj/qershor 2018, fq. 10-12)




There are 9 comments

Add yours
  1. Rolande Craker

    Nice post. I learn something more challenging on different blogs everyday. It will always be stimulating to read content from other writers and practice a little something from their store. I’d prefer to use some with the content on my blog whether you don’t mind. Natually I’ll give you a link on your web blog. Thanks for sharing.

  2. tlover tonet

    hello!,I like your writing very much! share we communicate more about your post on AOL? I need a specialist on this area to solve my problem. May be that’s you! Looking forward to see you.

  3. hackers for hire cheap

    I like what you guys are up also. Such smart work and reporting! Keep up the superb works guys I?¦ve incorporated you guys to my blogroll. I think it will improve the value of my website 🙂

  4. Boostaro Reviews

    Hello, i think that i saw you visited my site thus i came to “return the favor”.I am attempting to find things to enhance my website!I suppose its ok to use a few of your ideas!!

  5. Boostaro review

    Attractive section of content. I just stumbled upon your site and in accession capital to assert that I get in fact enjoyed account your blog posts. Anyway I’ll be subscribing to your feeds and even I achievement you access consistently quickly.

  6. fitspresso reviews

    Hello I am so delighted I found your web site, I really found you by accident, while I was browsing on Bing for something else, Anyways I am here now and would just like to say cheers for a remarkable post and a all round interesting blog (I also love the theme/design), I don’t have time to read it all at the moment but I have bookmarked it and also included your RSS feeds, so when I have time I will be back to read more, Please do keep up the great work.

  7. Boostaro Reviews

    Thank you for any other great article. The place else may just anyone get that type of information in such a perfect approach of writing? I have a presentation subsequent week, and I am at the look for such information.

  8. Balmorex Pro

    Hmm is anyone else encountering problems with the images on this blog loading? I’m trying to find out if its a problem on my end or if it’s the blog. Any suggestions would be greatly appreciated.


Post a new comment