09

Fjalë të urta nga Imam Aliu – paqja qoftë mbi të!

Spread the love

~ Nëse i verbri nuk e sheh diellin nuk do të thotë që nuk egziston.
~ Thënia e të vërtetës është shpëtim i njeriut.
~ Trupi shëndoshet me agjërim.
~ Dorështrënguarit i ngushtohet zemra.
~ Bindja ndaj Zotit është fitore.
~ Varfëria është vuajtje e madhe.
~ Agimi ka aguar për atë që ka sy.
~ Kokëfortësia e shkatërron mendjen.
~ Kur rritet aftësia, zvogëlohet frika.
~ Feja gremiset me vdekjen e dijetareëve.
~ Rroba e shpëtimit nuk vjetërohet.
~ Dyfishoje bamirësine tënde me ndjesë.
~ Thënia e të vërtetës është shpëtim i njeriut.
~ Trupi shëndoshet me agjërim.
~ Durimi sjell fitim.
~ Ruajtja e gjuhës është shpëtim i njeriut.
~ Heshtja sjell qetësine e trupit.
~ Zemra kthjellohet me besimin.
~ Mjaftimi me pak e bën jetën e kënaqshme.
~ Vizito të afërmit e tu që të të shtohet nderi.
~ Falja e natës është ndricim i ditës.
~ Heshtja është mbulesa e pa diturisë.




There are no comments

Add yours