5_amal_shelter_042417_dsc_0286_c2017_derek_kouyoumjian

Bostoni qytet shenjtëror, përurohet ” Qendra e grave Amel “

Spread the love

Përgatiti. Valdrin Jashari

“Fqinji ynë, (kujtoi Malcolm X-in ) i cili kishte banuar në këtë lagje dhe kishte ecur këtyre rrugëve, do të ishte shumë i kënaqur dhe i gëzuar me këtë aktivitet tonin, prandaj ne kemi vendosur që në muret e Qendres sonë ta kemi edhe foton e të nderuarit Malcom X- tha MacDonald-Rushdan.
Në një rrugë të Dorchester të mbushur me shtëpia trekatëshe, një shtëpi e gjelbër me një portë të bukur ngjyrë vjollce qëndron bukur ” Qendra e Grave Amal” ku shkruan se është e hapur për të gjitha gratë dhe fëmijët që kanë nevojë për të.

Sipas Malika MacDonald-Rushdan, drejtoresha e zyrës së terrenit të organizatës së shërbimeve sociale myslimane, ICNA Relief ajo tregon se ne: “Ne shpresojmë të lehtësojmë kalimin e grave dhe fëmijëve nga një situatë në situata të ndryshme të mjerueshme, prandaj duke e hapur kërë shtëpi shprese në qytetin tonë, ne shënojmë strehimin e parë tranzicional të drejtuar nga myslimanët në Masaçusets,

Këtu në qendrën ” Qendrën e Grave Amal” bëhet përkrahja dhe mbështetja me mjetet që ato kanë nevojë për të qenë të vetëmbajtura dhe prë të kaluar sfidat me lehtësi. Ndihma në qendër përfshin udhëzimin e tyre për të referuar programe që mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të dytë dhe të tjerët që ofrojnë klasa për të fituar një shkallë të barabartë të shkollës së mesme.

Punonjësit e qendrës gjithashtu ofrojnë asistencë me trajnimin e aftësive dhe aplikimet për punë. Amal do të thotë “shpresë” në arabisht, shpjegoi MacDonald-Rushdan. Ngjyra e gjallë vjollce e derës nënkupton atë ndjenjë. Shtëpia e vogël në tranzicion hapi dyert e saj më 17 prill 2017 dhe deri tani i kemi strehuar e trajnuar një numër të mëdha të grave dhe tani momentalisht i kemi 12 shtretër të zënë që së shpejti do ti aftësojmë të lehtësojmë jetën që të mund të jetojnë vetë pa ndihmën e qendres.

Për të përuruar hapjen e kësaj qendre kryebashkiaku i Bostonit Marty Walsh do të marrë pjesë në një prerje të shiritit dhe hapje solemne.

Walsh dhe zyrtarë të tjerë të qytetit kanë qenë veçanërisht mbështetës të qendrës, tha ajo. Kryetari i bashkisë ka qenë gjithashtu i sinqertë për të siguruar që Boston është një qytet shenjtëror, i cili duhet të mbrojë dhe të mirëpresë njerëzit nga të gjitha vendet dhe besimet.

Fotot e Malcolm X gjithashtu ne kemi respekt të madh edhe ndaj ministrit Louis Farrakhan, udhëheqës i diskutueshëm i Kombit Islam, prandaj në muret tona gjithashtu do të varen edhe fotot e tija si shenjë kujtimi dhe sacrifice që ata kanë bërë për njerëzinë.
Kuzhina e qendrës muslimane ndjek metodat e përgatitjes së ushqimit Halal, por MacDonald-Rushdan tha se objekti ishte i mirëseardhur për të gjithë, që do të thotë të ndihmojë çdo grua që ka nevojë për të, pa marrë parasysh besimin e saj.

“Mjedisi në disa strehimore – jo vetëm për një grua muslimane, por për gratë në përgjithësi – nganjëherë mjedisi nuk është më i miri”, tha MacDonald-Rushdan. “Dhe ne duam t’u japim atyre një vend të sigurt ku ato ndjehen të respektuara, ku ne ruajmë dinjitetin e tyre, të cilat shpesh herë mendoj se mungojnë në strehimoret e tjera sot”.




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment