33f59f8282a10ced79cbff1c18cec59d (1)

Kualitete e atributeve të Zotit

Spread the love

Kualitete e atributeve të Zotit
Dr. Eidi Akbar

Në Kuran na është thënë diçka lidhur me botën tjetër, melekët, por janë dhënë informata për sistemin e funksionimin e ligjeve të Zotit në Tokë: si dërgon shiun, gjallëron bimësinë etj., bëhet fjalë edhe për botën e Berzahut ( jeta në varreza). Përse janë cituar këto shembuj në Kur’an? Qëllimi i tyre i pikëpamjeve tona dhe kualitetin e mundësive tona njohëse.

Në ajetin 12 të sures Et-Teube thuhet:
Allahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se Allahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë Allahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.
اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ سَبْعَ سَمَاوَاتٍ وَمِنَ الْأَرْضِ مِثْلَهُنَّ يَتَنَزَّلُ الْأَمْرُ بَيْنَهُنَّ لِتَعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ وَأَنَّ اللَّهَ قَدْ أَحَاطَ بِكُلِّ شَيْءٍ عِلْمًا

Këto urdhra mund të jenë edhe me origjinë tokësore, kurse mund të jenë edhe tekuine, që kanë të bëjnë me sistemin Hyjnor. Kuptimi i kësaj është që përmes njohjes së sistemit Hyjnor të sundimit njeriu të vijë te njohja për kualitetin dhe fuqinë e Krijuesit në mënyrë që ta njohë më mirë. Nga ky ajet e shohim se Allahu mendjes (arsyes ia ka dhënë funksion shumë me rëndësi ngase është finalja e të gjitha krijimeve të njeriut, njohjeve të atributeve të Zotit. Përgjithësisht, akli në Islam zë vend të posaçëm. Nganjëherë mënyra në të cilën flitet Vahji dallon nga ajo siç flet Pejgamberi. Një numër dispozitash ka ardhur vetëm për shkak të zbatimit praktik në terren. Kur janë në pyetje dispozitat ekzekutive, thuhet, për shembull, që diçka bën për t’i fituar shpërblimi gjegjës.

Namazi dhe kujtimi i Zotit

Na është thënë se namazi është obligim, kurse pastaj thuhet se e pengon të keqen, por ta kujtosh vazhdimisht Allahun është vepër edhe më të mirë se namazi. Kur njeriu e kryen namazin, e pengon veten nga veprat e këqija (kur dikush falet, e di se nuk mund të falet në rroba të vjedhura, andaj duhet të synojë që rrobat të jenë hallall, kur të niset ta kryejë një punë, reciton bismilahin dhe e di se gjatë punës nuk guxon të gënjehet sepse është betuar për besnikëri). Siç pastrojmë vazhdimisht dhëmbët, njësoj duhet ta pastrojmë edhe gjuhën dhe të mos lejojmë ta ndotim me gënjeshtra, me mallkime sepse me këtë do të shqiptojmë emrin e Allahut në namaz. Nëse e ndotim gjuhën, do ta ndotim edhe namazin. Nëse namazi jetësohet në ne, do të mbajmë gjallë edhe kujtimin për Allahut.

Ekziston një numër dispozitash për të cilat nuk mund të përgjigjemi përse i kryejmë. Për shembull, na është thënë: O besimtarë, u është obliguar agjërimi… do të thotë ne duhet të agjërojmë, e kuptuam këtë apo jo, ose ta kryejmë haxhin. Nuk ka shumë përsiatje përse dhe si, kjo është përcaktuar dhe kjo duhet të kryhet. Kjo është diç që duhet ta kryejmë e dimë diçka lidhur me këtë apo jo, por nëse e dimë esencën e kësaj, sevapet janë natyrisht shumë më të mëdha.

Kur është fjala për përvojat e Zotit, secila e ka qëllimin e vet, kurse secili prej tyre ose na siguron ndonjë përfitim ose refuzohet ndonjë dëm. Nëse nuk e kemi kuptuar kuptimin e një gjëje, do ta kuptojmë dikur, qoftë edhe Ditën e gjykimit, por me siguri secila dispozitë ka qëllimin e vet. Kjo do të thotë se nëse dikush nuk e ka kuptuar esencën e namazit dhe haxhit, nuk do të arrijë një lloj katarre (pastrim), pastrim të shpirtit, por ai që e di esencën e kësaj, do të fitojë shumë më shumë.
Nëse e sqarojmë në mënyrë figurative: nëse na thuhet se po na pret një taksi i cili do t’na dërgojë diku, ata që e dinë ku do të shkojmë do të gëzohen më shumë, kurse ata që nuk dinë mund të brengosen që në këtë nuk ka ndonjë të keqe. Gjithçka që u theksua më sipër ka të bëjë me dispozitat ekzekutive.
Ekzistojnë edhe dispozita të cilat nuk kanë lidhje me ekzekutiven. Këto janë gjëra të cilat kanë të bëjnë me njohjen e ndriçimit shpirtëror. Për shembull, dëshirojmë të dimë çfarë bote ka qenë para kësaj. Çfarë ka qenë sexhdeja e melekëve për Ademin? Dëshirojmë të dimë diskutimin për halifin e Zotit në tokë, çështjen e kaburit, Berzahut, jeta para tij dhe pas tij.

Në suren El-A’raf, ajeti 172, thuhet:
Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina (kurrizi) e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në ditën e gjykimit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur”.
وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِن بَنِي آدَمَ مِن ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَلَسْتَ بِرَبِّكُمْ قَالُواْ بَلَى شَهِدْنَا أَن تَقُولُواْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَذَا غَافِلِينَ

Pikërisht nga ky ajet lindin disa pyetje filozofike të cilat mund të arrihen vetëm me qasje të fortë analitike. Ka shumë shembuj të këtillë në hadith dhe Kur’an. Disa janë paraqitur në formë të duasë, disa si fjalime të Pejgamberit. Imam Aliu në Shtegun e elokuencës paraqet një fjalim interesant lidhur me botën e përtejme, detyrimi dhe lirisë së njeriut në këtë botë, raportin midis të mirës dhe të keqes ndaj Zotit dhe njeriut, dhe për pakufishmërinë e sifateve të Zotit (atribute).

Përse na shërbejnë të gjitha këto gjëra që i përmendëm nëse nuk kanë karakter praktik? Ato janë për të kuptuar dhe jo ndonjë akt aktiv. Nëse nuk i njohim principet e fesë, do të mbesim të gjymtë, do të kryejmë atë që kërkohet prej nesh, por do të jemi tmerrësisht të ngushtuar dhe të kufizuar.
Ajeti i cituar më sipër: Ne nuk kemi ditur asgjë për këtë, ka të bëjë me tradicionalistët, hadithitët, të cilët deklarojnë se e pasojnë vetëm Kur’anin në bazë të zahirit ( hapur) të tij, andaj pohojnë se është e ndaluar hyrja në batinin ( fshehtë) e tij.
Nëse nuk mendojmë mirë për të gjitha gjërat, Ditën e Gjykimit nuk do ta dimë përgjigjen. Nëse dikush nuk arrin njohuri themelore për këto gjëra bazë dhe të kufizohet vetëm në veprime ekzekutive, ai lirisht mund të jetë ithtarë të një feje tjetër.
Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin. Larg asaj që i përshkruajnë është Allahu, Zot i Arshit. (El-Enbija, 22)

لَوْ كَانَ فِيهِمَا آلِهَةٌ إِلَّا اللَّهُ لَفَسَدَتَا فَسُبْحَانَ اللَّهِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ
Ky gjithashtu nuk është ajet me karakter urdhërues me zbatim praktik, porse ajet për të menduar. Ose, për shembull, ajeti 91 i sures El-Mu’minun:
Allahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as engjëjt,e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin! I lartë, i pastër është Allahu nga ato që i përshkruajnë.
مَا اتَّخَذَ اللَّهُ مِن وَلَدٍ وَمَا كَانَ مَعَهُ مِنْ إِلَهٍ إِذًا لَّذَهَبَ كُلُّ إِلَهٍ بِمَا خَلَقَ وَلَعَلَا بَعْضُهُمْ عَلَى بَعْضٍ سُبْحَانَ اللَّهِ عَمَّا يَصِفُونَ

Nëse ajeti nuk ka karakter ekzekutiv dhe nuk është për t’u kuptuar, çfarë mund të jetë? Këtu sugjerohet që duhet të ulemi, të inkuadrojmë procesorët analitikë dhe të mendojmë për kuptimet tjera të këtij ajeti. Kur’ani gjithashtu ofron edhe metodologjinë për analizimin në lidhje me Qenien e Zotit dhe emrat e Tij. Lidhur me këtë ka shumë diskutime. Edhe filozofët perëndimorë edhe ata lindorë, edhe arifët edhe teozofët, kanë diskutuar lidhur me këtë. Secili prej tyre ka qasjen e vet. Porse, disa filozofë të islamit, Ibni-Sina, Rushdi, Farabiu, Nasirudin Tusi, nuk e kanë shfrytëzuar këtë metodologji sepse janë mbështetur më shumë në filozofinë greke. Mulla Sadra është nismëtar i kësaj qasje filozofike ndaj Kur’anit.