02ec6b1946aa44beac407494636864cc

SHPIRTI I BINDUR DHE AI URDHËRUES

Spread the love

SHPIRTI I BINDUR DHE AI URDHËRUES

Njeriu është krijesa e vetme që është formuar nga dy përbërës: material dhe jomaterial. Kjo krijesë e veçantë, ashtu si i vihet theksi edhe në Kuranin Fisnik, e ka nisur zhvillimin e saj nga dheu dhe ka hedhur pas shpine faza të ndryshme të zhvillimit, deri aty sa shpirti hyjnor lulëzoi brenda tij dhe zuri të lëvizë njëkohësisht me trupin. Me përshkrimin e fazave të ndryshme, prej vetes ka shpënë në fazën e manifestimit dhe të lulëzimit cilësi të vetat, si: arsyeja, dashuria dhe ndjenjat njerëzore.

Ajo që e ka tërhequr përherë mendjen njerëzore gjatë historisë dhe e ka detyruar atë të përshtatet, është njohja e vetvetes (ma’rifetu’n-nefs). Njeriu, teksa merret me njohjen e vetes, ndonjëherë e ka hedhur hapin në rrugën e drejtë dhe ndonjëherë në rrugën e shtrembër. Në kohën që ai e ka kërkuar vetveten te Zoti dhe në këtë rrugë ka hedhur hapin drejt dritës me Profetët e Tij udhëzues, ka arritur në pozitën e shpirtit të bindur (nefs mutmeinne). Mirëpo, në kohën që ka qenë i pavëmendshëm nga vetvetja dhe e ka përshkruar këtë rrugë, duke i rënë pas shpirtit urdhërues (nefs emmare), e ka humbur rrugën e drejtë dhe ka mbetur në konfuzion.

Kurani Fisnik, me synim arritjen e njohjes së vetvetes, zhvillimit të personalitetit dhe lartësimit të shpirtit njerëzor në shkallët e përsosjes njerëzore, i ka treguar atij rrugën më të përshtatshme dhe më të mirë, që mund të përgatisë terrenin e lumturisë së kësaj bote dhe të Botës Tjetër. Në Kuranin Fisnik, ajete të shumta përmendin natyrën ekzistenciale të njeriut dhe gjendjet e ndryshme psikike të tij, shkaqet e largimit, sëmundjeve. Gjithashtu, janë treguar në mënyrë të përgjithshme udhët e përmirësimit, të disiplinimit dhe të shërimit të psikikës njerëzore.

Ne mundemi që me ndihmën e realiteteve që kanë Kurani dhe Psikologjia ardhur përreth njeriut, cilësive e gjendjeve të ndryshme psikike, të zhvillojmë personalitetin. Gjithashtu, të njohim motivet kryesore të nxitjes, sjelljes njerëzore dhe faktorëve, që kanë ndikim domethënës në harmonizimin e personalitetit, përsosjes e shkaktimit të mirëqenies psikike të tij.

Kurani është fjala e Krijuesit të njeriut. Është e qartë se Krijuesi është më i ditur mbi natyrën dhe sekretet e krijimit të krijesës së vet. Vallë ai Zot që krijoi krijesën, a nuk është i ditur (ndaj të fshehtave të tij), mbi të fshehtën dhe të dukshmet e të g jitha punimeve të universit?

“E si të mos dijë Ai që ka krijuar gjithçka, kur Ai njeh
çdo gjë me imtësi dhe është i Gjithinformuari?!”


Pa dyshim që ne kemi nevojë për më shumë ambicie, lidhur me ringjalljen dhe analizimin e trashëgimisë sonë të pasur islame. Këto punë duhet të fillojnë nga Kur’ani Fisnik dhe thëniet e nderuara të të pamëkatëve dhe më pas të vazhdojmë rrugën e përsosmërisë, duke u bazuar në studimet psikike të filozofëve dhe mendimtarëve myslimanë, me qëllim që nëpërmjet kësaj rruge, të arrijnë në njohjen e saktë të koncepteve dhe të kuptimeve psikike islame.

Autori i nderuar është përpjekur të mbledhë realitetet dhe situatat psikike, të cilat kanë ardhur në Kur’an që me gjetjen e udhës nga ajetet kuranore, të cilat janë të gjitha të sigurta dhe që e shtrembra nuk gjen dot shteg për tek ata, që të mund të arrijë në krijimin e personalitetit të drejtë dhe sjelljes së duhur njerëzore. shenjtë!

Marrë nga libri Islami dhe Psikologjia