Thënje të Urta nga Prijësi i Besimtarëve Imam Aliu (paqja qoftë mbi të)
Thënje të Urta nga Prijësi i Besimtarëve Imam Aliu (paqja qoftë mbi të)
Pasojë e frikës është dështimi. Pasojë e turpit të tepruar – refuzimi. Rasti kalon si reja. Shfrytëzoni rastet e mira.
* * *
Na kemi të drejtë. Nëse na pranohet është mirë. Në të kundërtën – do të udhëtojmë në pjesën e pasmë të devesë edhe nëse udhëtimi I natës zgjatë shumë.
*****
Gjenealogjia nuk mund ti sigurojë vend në krye atij të cilin vepra e vet e mban në vend të mbramë.
* * * *
Të ofruarit i ndihmës të goditurit nga fatkeqësia dhe ngushëllimi i të pikëlluarit fshijnë mëkate të mëdha.
*****
O bir i Ademit, kur e shikon se Allahu yt i Madhëruar t’i dhuron rahmetin e Tij gjersa ti nuk i bindesh, ruaju nga Ai.
* * *
Askush nuk mund ti fshehë diç, e kjo të mos dalë në shesh më fjalë të rastësishmë të gjuhës dhe shprehjen e fytyrës së tij.
* * * *
Praktiko të ecurit gjatë sëmurjes gjersa të mundesh.
* * * *
Të përmbajturit më i mirë është të fshehurit e të përmbajturit.
* * * * *
Kujdes! Kujdes! Për Allahun, Ai mbulon ashtu sa të duket sikur ka falur çdo mëkat.
* * * * *
Besimi mbështëtët në katër shtylla: durim, bindje, drejtësi dhe xhihad.
- Durimi ka katër degë: gjakimin, frikësimin, ngurrimin dhe pritjen.
Kështu çdo njëri që e gjakon Xhennetin do të braktisë pasionët, kush frikohet nga zjarri largohet nga ajo që është e ndaluar, kush përmbahet nga ajo botë më lehtë i bartë vështirësitë, ndërsa kush e pret vdekjen nxiton drejt të mirave.
- Bindja ka katër degë: të vëzhguarit e arsyeshëm, të kuptuarit e urtë, nxjerrjen e mësimeve nga gjërat edukative dhe orientimin e të parëve. Prandaj, çdonjëri që vëzhgon më arsye i zbulohet urtia; ai që e zbulon urtin e njeh këshillën, kurse kush e njeh këshillën sikur të ketë qenë në mesin e të parëve.
- Drejtësia ka katër degë: të kuptuarit energjik, të njohurit e thellë, aftësinë e mirë për të vendosur dhe shpirtmirësinë permanente. Prandaj, ai i cili kupton e arrin thellësinë e diturisë. Ai i cili e arrin thellësinë e diturisë pinë në burimin e huadhënies. Kurse ai që është i mirë nuk vepron keq në punët e tij dhe jeton në mesin e njerëzve plot dinjitet.
- Xhihadi ( përpjekja në emër të Zotit) i ka katër degë: të urdhëruarit për punë të mira, të larguarit nga prapësitë, guximin e sinqertë në fushëbetëjë dhe urrejtje e kundërvajtësve. Ai i cili largon nga prapësitë mposhtë mohuesit. Ai i cili është njëmend trim në beteja e kryen obligimin e vet. Ai i cili urren kundërvajtësit dhe zemërohet për arsye se thyhen dispozitat e Allahut e ka zemërimin e Zotit në favor të vetin dhe Ai do ta kënaq Ditën e Gjykimit.
- Mosbesimi mbështetet në katër shtylla: gjakimin e kapriceve, grindjen e ndërsjellë, largimin nga e vërteta dhe mospajtimin. Kështu, ai i cili gjakon kapricet, nuk është anues i së vërtetës. Ai i cili grindet shumë, krahas paditurisë mbetet përgjithnjë i verbër kundruall së vërtetës. Për atë që largohet nga e vërteta e mira i bëhet e keqe, kurse e keqja e mirë dhe ai mbetët i dehur nga mashtrimi. Për atë që dëshiron përçarje rrugët bëhen të vështira, punët e ngatërruara, kurse shtegu i shpëtimit i ngushtë.
- Dyshimi ka katër degë: pa arsyeshmërinë, frikën, luhatshmërinë dhe të bindurit çdo gjëje. Andaj edhe për atë që e zgjedh paarsyshmërinë si rrugë të vetën nata nuk ka të aguar: ai i cili frikësohet nga ajo që e ka përpara sprapset; atë që luhatët më dyshim shejtani e shkelë më këmbët e tij: ai i cili është i bindur në shkatërrimin e kësaj dhe botës tjetër do të humbet në të dyja.
Hadithet e marra nga libri “ Nehxhul Belaga” – Shtegu ielokuencës.