KURANI NGA VËSHTRIMI I DIJETARËVE JOMUSLIMANË (6)
Kurani është libër i cili udhëzon qeniet njerëzore në disa dimensione të jetës dhe askush nuk mund ta mohojë atë dhe disa karakteristika të tij të veçanta që të gjithë mund të përdorin Kuranin sipas kapacitetit që mund ta kenë. Këtu ne duam të flasim për këndvështrimet e ndryshme të dijetarëve jomuslimanë rreth Kuranit të cilat tregojnë se trajtimet hyjnore të librit do të përhapen shpejt nëpër botë. Sigurisht duhet të përmendet se çdo dijetar ka shikuar në Kuran nga pikëpamja e tij dhe nuk ka qenë në gjendje për të zbuluar të gjitha karakteristikat dhe thellësi e trajtimeve të tij.
HENRY CORBIN
Filozof francez, njohës i Islamit bashkëkohor (1903-1978) rreth Kurani ka thënë:
“Nëse Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) mendohet se ishte supersticioz dhe Kurani nuk ishte zbulim, ai kurrë nuk do të guxonte të ftonte njeri drejt shkencës. Asnjë mendim dhe asnjë person nuk i ka ftuar qeniet njerëzore në shkencë siç bëri Muhamedi. Ne mund të shohim se ai ka folur për shkencën 950 herë”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 15, qershor/korrik 2015, fq. 18-19)