26991954_2029582883947361_8003793970937132947_n

Zogu dhe laku

Spread the love

Zogu dhe laku

Thuhet se një ditë një zog pa një lak në tokë.
Zogu e pyeti: Kush je ti?
Laku i tha: Unë jam një rob prej robve të Allahut.
Zogu e pyeti: E përse ulesh në tokë?
Laku iu përgjigj: Për thjeshtësi e modesti ndaj Allahut.
Zogu i tha: Përse e ke të përkulur shpinën tënde?
Laku i tha: Prej fikërespektit ndaj Allahut.
Zogu e pyeti: Përse e ke shtërnguar mesin tënd?
Laku iu përgjigj: Për t’i shërbyer të tjerëve.
Zogu përsëri e pyeti: Çfarë është ky kallami?
Laku i tha: Ky është shkopi mbi të cilin mbështetem kur eci.
Zogu vazhdoi ta pyesë: Çfarë është kjo kokrra?
Laku i tha: E kam për sadeka.
Zogu e pyeti: A më lejohet ta marr?
Laku ia ktheu: Nëse ke nevojë për atë merre.
Zogu u ul për të marrë kokrën por laku u mbyll. Zogu cicëroi me të madhe nga dhimbja. Laku i tha: Thuaj çfarë të duash por nuk ke rrugë për shpëtim.

A e dini se kush është laku? Ai është dynjaja, e cila verbon shumë njerëz.
Kurse zogu jam unë dhe ju o njerëz. Prandaj, të ruhuni që të mos biem në këtë lak.

O Zoti ynë! Na mbro prej të këqijave, problemeve, përçarjeve dhe fatkeqësive në këtë jetë!/shotataflladi/




There are no comments

Add yours