yu

Zonja Zejneb, e motra e Imam Huseinit (paqja qoftë mbi të!) i ka thënë Jezidit…

Spread the love

Zonja Zejneb, e motra e Imam Huseinit (paqja qoftë mbi të!) i ka thënë Jezidit: ″Betohem në Zot o Jezid, se çdo gjë që bëre do të të kthehet te vetvetja jote, sepse ti nuk preve asgje tjetër veç lëkurës tënde dhe veç mishin tënd copëtove.

O Jezid! A e di se në ç′gjendje do të jeshë atë ditë kur Zoti do t′i paraqesë trupat e pastër të shehidave tanë që të kërkojnë hakun e vet prej shtypësit e tyre? Si do të jetë gjëndja jote kur të dalësh para të Dërguarit të Zotit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mb familjen e tij!) e ti e derdhe lumë gjakun e të dashurve të Tij dhe shkele në dinjitetin e trashëgimtarëve të Tij?”

O Jezid! Nga kjo fitore e jashtme mos u zhyt në gëzim për ato të dashurit tanë që në Qerbela i vrave dhe i lave me gjak. E mos kujto se janë të vdekur, se Zoti thotë: ″ata që bien shehidë në rrugë të Zotit, mos i quani të vdekur. Por ato janë te gjallë dhe te Zoti i tyre ushqehen″ (Sure Al-i Imran, ajeti 169)

O Jezid! Për ty mjafton që atë ditë gjykatësi është Zoti, dhe armiku yt është i dërguari i Zotit , miqtë e Ehl-i bejtit dhe Xhibraili. Dhe së shpejti personi që të frymëzoi që ta bësh këtë punë, dhe ty të vendosi mbi kokat e muslimanëve (Muavija), do ta dijë se çfarë zëvëndësi të keq ka zgjedhur, dhe në ditën e dhënies së llogarisë do ta mësosh se vëndi më i keq nga ana e kujt do të jetë? Dhe fatkeqësitë e pafuqia nga ana e kujt do jetë.″/Shoqata Flladi/.




There are no comments

Add yours