imm

HISTORIA E VRASJES SË IMAM HYSEJNIT NË QERBELA

Spread the love

Kur u vranë të gjithë shokët e tij, Ehli Bejti i tij dhe nuk mbeti asnjë, Hysejni u përgatit për të takuar Allahun e Madhëruar. Ai urdhëroi që t’i sillnin xhyben e Profetit dhe e veshi. Mbi të vendosi mburojën, lidhi shpatën në brez dhe i hipi kalit të tij. Pastaj iu drejtua atij kombi dhe thoshte: “Të mjerët ju, përse më luftoni?
Për të drejtën që nuk e kam zbatuar?

Apo kam ndërruar Sheriatin? Apo kam ndryshuar synetin e Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)?” Ata thanë: “Ne të luftojmë ty prej inatit që kemi me babanë tënd dhe për atë që i bëri të parëve tanë në luftën e Bedrit.” Kur dëgjoi fjalët e tyre, sytë i lotuan dhe filloi t’i sulmonte. Ata u mposhtën dhe u shpërndanë si minj të e tmerruar. Pastaj u kthye tek çadra e tij.
Ai thoshte: «La haule vela kuvete il-la bil-lahil alijil adhim.»

Në atë gjendje që ishte, ai kërkoi një gërmac uji duke thënë:
“Unë jam i biri i Aliut të pastër, prej familjes të Hashimit.
Për këtë unë krenohem dhe gjyshi im është i Dërguari i Allahut, më Bujari i njerëzisë. Ne jemi drita e Zotit. Tokën ndriçojmë. Fatimeja është nëna ime, e bija e Ahmedit dhe xhaxhai im quhet Xhaferi me dy krahë. Për ne u zbrit Libri i Allahut dhe tek ne gjendet udhëzimi dhe mesazhi. Ne jemi amaneti i të gjithë njerëzve. Ne jemi sunduesit e burimit të kefserit dhe i japim të pijnë dashmirësve tanë, me gotën e të Dërguarit të Allahut. Dhe ndjekësit tanë në ditën e Gjykimit janë me bujarët, më të nderuarit. Armiqtë tanë në atë ditë do të humbin. Lum ata besimtarë që na vizitojnë mbas vdekjes sonë, sepse do të shpërblehen me Xhenet.» Umer ibn Sa’di bërtiti: «Të mjerët ju! A e dini se kë po luftoni? Ky është i biri i sypatremburit, ky është i biri i vrasësit të arabëve. Sulmojeni nga të gjitha anët!” Ata e sulmuan atë dhe ai iu vërsul atyre si luani i inatosur dhe çdo ushtar që i afrohej, e godiste me shpatë dhe e vriste, derisa vrau një numër të madh prej tyre.

Pastaj ata e rrethuan atë dhe karvanin e tij. Hysejni i tha:
“O ndjekësit e familjes së Ebi Sufjanit, nëse nuk keni fe dhe nuk i frikësoheni ditës së Gjykimit, bëhuni të lirë në këtë jetë dhe kthehuni tek origjinaliteti, nëse jeni arabë.”
Shimri i thërriti atij: “Çfarë thua, o biri i Fatimesë?”
Hysejni i tha: “Unë them se do t’ju luftoj dhe do të më luftoni dhe gratë nuk kanë asnjë faj, prandaj, ndalojini injorantët tuaj që të mos i bëjnë asgjë atyre, derisa të jem unë gjallë.”
Shimri i tha shokëve të tij: “Largohuni nga gratë e atij burri dhe afrohuni atij, sepse pafsha jetën time, ai është shembullyes bujar.”
Ushtarët u zmbrapsën.

Hysejnin vështroi nga e djatha, pastaj nga e majta, por nuk pa asnjë prej shokëvë të tij të gjallë. Të gjithë ishin të vdekur.
Hysejni u foli atyre dhe i vajtoi, por nuk dëgjoi përgjigje prej tyre.
Kur nipi i Profetit i pa shokët e tij të vrarë, i thirri Ebul Fadlit: “Ku është kalorësi sypatrembur? Ku janë ata që për mua dhanë shpirtrat e tyre? Deri dje ishin me mua dhe sot udhëtuan dhe më lanë?”

Pastaj thirri me zë të lartë:
“A ka ndihmës që të më ndihmojë mua?” Në ato çaste, doli Zejnel Abidini, i cili ishte i sëmurë dhe nuk kishte mundësi të mbante shpatën e tij. Umi Kulthumi i thërriste atij: “Kthehu!” Ai thoshte: “O e zeza hallë, më lër të luftoj për birin e Profetit Muhamed.” Hysejni i tha Umi Kulthumit: “Merre atë dhe çoje tek çadra që toka të mos rrijë e zbrazët prej pasardhësve të familjes së Muhamedit.”

Në një thënie tjetër thuhet se Hysejni e mbajti në krahë dhe e çoi tek çadra, pastaj i tha:
“O biri im, çfarë kërkon të bësh?”

Ai tha: “O baba, thirrja jote më lëndoi zemrën dhe dua ta bëj shpirtim tim kurban për ty.”
Hysejni tha: “O biri im, ti je i sëmurë dhe xhihadi nuk është detyrim për ty. Ti je argument dhe imami i dashamirësve dhe i ndjekësve të mi. Ti je babai i imamëve dhe sipërmarrës i jetimëve dhe i të vejave. Ti je kthyesi i familjes time për në Medine.”
Zejnel Abidini tha: “O babai im, a është e thënë që ti të vritesh dhe unë të të shikoj ty? Ah sikur vdekja ta shuante jetën time! Shpirti im u bëftë kurban për shpirtin tënd dhe vetja ime qoftë besnike për veten tënde!”

Pastaj Hysejni shkoi tek çadra e të pastrave të familjes së Profetit dhe thërriti: “O Sukejne! O Fatime! O Zejneb! O Umi Kulthum! Unë ju dërgoj selam dhe kjo është hera e fundit që shihemi.” Zërat e tyre u ngritën duke qarë dhe bërtitën: “Lamtumirë, lamtumirë!” Tek ai shkoi Sukejna, të cilën e donte shumë dhe i tha atij: “O baba, iu dorëzove vdekjes? Ku do të mbështetem?” Ai i tha: “O drita e syve të mi, si të mos i dorëzohet vdekjes ai, i cili nuk gjen ndihmës që ta ndihmojë?” Ajo tha: “O baba, na kthe në Medinen e gjyshit tonë.” Hysejni tha: “Kjo është gjë e largët, nëse do.”

Sukejna qau. Hysejni e mori dhe e përqafoi duke i fshirë asaj lotët prej syve dhe i thoshte:
“Dije mirë, o Sukejne, se lotët tuaja do të zgjasin mbas meje, kur vdekja të më marrë. Mos ma digj zemrën time me lotët e vajtimit, përderisa shpirti është akoma në trupin tim. Dhe nëse vritem, ti je më e merituara për atë që do.”

Pastaj Hysejni i ftoi të gjitha gratë që ndodheshin në çadra dhe i tha: “Përgatituni për bela dhe dijeni mirë se Allahu është Ruajtësi dhe Mbrojtësi juaj. Ai do t’ju shpëtojë prej sherrit të armiqve dhe do tju shpërblejë juve me mirësi. Ai do t’i dënojë armiqtë tuaj me dënime të ndryshme dhe juve këtë fatkeqësi do t’ua shpërblejë me lloje të shumta mirësish dhe bujarish, prandaj mos u ankoni dhe mos thoni me gjuhët tuaja ato që iu dobësojnë fuqitë tuaja.”
Ai i urdhëroi ata që të vishnin perçet e tyre. Zejnebi e pyeti rreth këtij veprimi dhe ai i tha: “Mua më përfytyrohet në sytë e mi se së afërmi, do t’ju shoh juve si shërbëtoret dhe hyzmeqaret që i çojnë para njerëzve dhe ju dënojnë me tortura të rënda.”
Zejnebi thirri: “O gjyshi ynë, o të pakëtit e ndihmuesve për ne!”
Ajo filloi të qante dhe i binte fytyrës me duar. Hysejni i tha: “Jo kështu, moj bija e Murtezarit, sepse vajtimi do të jetë i gjatë.”
Hysejni deshi të dilte nga çadra, por Zejnebi u kap prej rrobave të tij dhe tha: Ngadalë, o vëlla, derisa t’i mbush sytë me shikimin tënd dhe të të përqafoj me përqafimin e të ndarit që nuk do e shohë mbas tij.»

Ajo filloi të puthte duart e tij, këmbët e tij. Gratë e tjera e rrethuan dhe filluan t’i puthnin duart dhe këmbët e tij. Hysejni i ndaloi ato dhe i ktheu tek çadrat.
Pastaj, Hysejni ftoi motrën e tij, Zejnebin dhe e këshilloi të bënte durim dhe i kujtoi asaj për atë që Allahu i kishte premtuar të durueshmëve.
Ajo i tha atij: “O biri i nënës time, të jesh i bindur, se do më gjesh ashtu siç dëshiron.”
Hysejni tha: “O motra ime, më sill një rrobë të vjetër të cilën nuk e dëshiron askush, me qëllim që ta vendos nën veshjet e mia, që të mos ngelem lakuriq kur të vritem, sepse unë do jem i vrarë dhe i grabitur.”

Gratë bërtitën me zë të lartë.
Atij i sollën një rrobë të vjetër dhe ai e veshi atë.
Pastaj thirri: “Kush do ma sjellë kalin tim?” Zejnebi e dëgjoi dhe doli nga çadra. Ajo e kapi kalin nga kapistra dhe iu afrua Hysejnit duke thënë: “Kujt i thërret? Vërtet, ma theve mua zemrën.”

Hysejni u kthye tek ai popull dhe i sulmoi si luan i tërbuar. Ai sulmonte nga e djathta dhe thoshte: «Vdekja është më e mirë se hipja mbi fëllqësira dhe është më e mirë se hyrja në zjarr.»
Ai sulmonte nga e majta dhe thoshte: «Unë jam Hysejni, i biri i Aliut. Mbroj vijën e babait tim dhe vdes në fenë e Muhamedit.» Ushtarët filluan ta qëllonin me shigjeta. Hysejni pushoi pak për t’u çlodhur.

Në ato momente, i vjen një gur dhe e qëllon në ballë. Ai filloi të fshinte gjakun. Kur po pastronte fytyrën prej gjakut, një shigjetë e mprehtë e helmuar e pëbërë prej tre kokash, e qëlloi në gjoks, në anën e zemrës.
Hysejni tha: “Bismilah ve bilahi ve fi sebililahi ve ala mileti Resulullah.” Pastaj ngriti kokën e tij nga qielli dhe tha: “O Zoti im, Ti e di se ata po vrasin atë burrë ku nuk gjendet në rruzullin tokësor si djali i Profetit, përveç atij.”

Hysejni e tërhoqi shigjetën dhe e nxori prej gjoksit. Gjaku doli si rrëke. Ai vendosi dorën e tij mbi plagë. Kur dora u mbush me gjak, e hodhi nga qielli. Përsëri e vendosi dorën mbi plagë dhe kur u mbush me gjak, ngjyrosi kokën dhe mjekrën e tij me atë gjak, duke thënë: «Të jem kështu derisa të takoj gjyshin tim, Profetin Muhamed dhe unë jam i lyer me gjakun tim që t’i them atij: ‘O i Dërguari i Allahut, më vrau filani dhe filani.’»
Në ato çaste, atij i gjuajti Salih ibn Vahab në brinjë dhe Hysejni u rrëzua nga kali duke thënë: «Bismilah ve bilah ve fi sebililah ve ala mileti Resulilah.» Pastaj filloi të grumbullonte pak dhė për të formuar jastëk që të vendoste faqen e tij dhe t’i lutej Zotit të tij duke thënë: «Durim në vendimin Tënd dhe në sprovimet Tuaja. O Zot, nuk ka adhurues, përveç Teje.” Pastaj u përgatit për të luftuar, por nuk mundi. Atij i shkuan sytë lot dhe thirri: “O gjyshi im, o Muhamed, o babai im, o Ali, o i mërguar, o ndihmësit e pakët! A vritem me padrejtësi dhe gjyshi im është Muhamed Mustafai? Dhe therem i etur dhe babai im është Ali Murtedai? Të lihem i poshtëruar dhe nëna ime është Fatime Zahra?” Pastaj doli Zejnebi nga çadra që thërriste: “O i mjeri vëllai im, o i mjeri zotëria ynë! Ah sikur qielli të palosej me tokën! Ah sikur malet të përziheshin me fushat! Sot vdiq gjyshi im, sot vdiq nëna ime.”
Pastaj thërriti: “I mjeri ti, o i biri i Sa’dit. Ebu Abdilahin e vrasin dhe ti shikon?” Amri nuk iu përgjigj asaj. Ajo thirri: “Të mjerët ju, a nuk ka në mesin tuaj mysliman?” Asnjë nuk u përgjigj.

Ajo u nis për në mejdan ku herë binte dhe herë çohej dhe hidhte dhe mbi kokën e saj, derisa mbërriti tek Hysejni dhe hodhi veten e saj mbi trupin e tij: “A ti je Hysejni, vëllai im? A ti je Hysejni, i biri i nënës sime? A ti je mbrojtësi ynë? Ti je Hysejni ynë?»
Hysejni nuk i kthente përgjigje, sepse ishte i zënë me veten e tij.
Ajo i tha: “O vëllai im, për hak të gjyshit tim, më flit për hak të babait tim, Aliut, më kthe përgjigje o i dashuri i shpirtit tim, o i dashuri i zemrës sime, m’u përgjigj.” Hysejni i hapi sytë.

Zejnebi u ul pranë kokës së tij dhe e vendosi mbi kraharorin e saj. Hysejni e shikoi atë dhe i tha: “O motër, ma theve zemrën dhe m’i shtove hidhërimet. Për Allahun, pusho dhe qetësohu!”
Zejneb bërtiti: “O i mjeri ti. O i biri i nënës sime, si të pushoj dhe të qetësohem dhe ti je në këtë gjendje? Shpirti im për shpirtin tënd kurban. Vetja ime për veten tënde mbrojtëse.”
Në atë kohë doli Abdullah ibn Hasani, i cili ishte një djalosh i vogël dhe mbërriti tek Hysejni. Atë e ndoqi Zejnebi, e bija e Aliut, që ta ndalonte.

Hysejni i tha asaj: “O motër, ndaloje atë!” Djaloshi nuk pranoi dhe pengoi Zejneben duke thënë: “Pafsha Allahun, nuk ndahem prej xhaxhait tim.” Abhar ibn Ka’bi iu afrua Hysejnit dhe në dorë mbante shpatën. Vogëlushi i tha: “I mjeri ti, o i biri i të poshtrës, a do të vrasësh xhaxhin tim?” Abhari ngriti shpatën për t’i gjuajtur Hysejnit, por vogëlushi e priti gjuajtjen me dorën e tij e cila u pre dhe mbeti e varur nga lëkura. Vogëlushi thirri: “O xhaxhi im, o babai im!” Hysejni e kapi atë dhe e vendosi në kraharor duke i thënë: “Duro, o djali i vëllait tim, ato fatkeqësi që të kanë rënë dhe mendo se ka shpërblim, sepse Allahu do të të bëje ndjekës të baballarëve tuaj të mirë.”

Harmele e goditi vogëlushin me shigjetë në grykë dhe vdiq në kraharorin e Hysejnit.
Pastaj Amr ibn Sa’di i bërtiti shokëve të tyre: “Të mjerët ju, zbritni dhe pritni kokën e tij.”
Ai i tha njërit prej ushtarëve: “Zbrit tek Hysejni dhe rehatoje atë.”
Amr ibn Haxhaxhi u afrua që ta vriste Hysejnin, por kur zbriti nga kali dhe pa në sytë e Hysejnit, u kthye menjëherë. Atë e pyetën rreth kthimit? Ai tha: “Unë pashë sytë e tij dhe ata m’u dukën si sytë e Profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!).
Pastaj u afrua Shebthu ibn Rabiu, por dora iu drodh. Ai e hodhi shpatën dhe u largua prej Hysejnit.

Në atë kohë, u afrua Shimri dhe u ul mbi kraharonin e Hysejnit. Aty ndodhi masakra më e rëndë, të cilën lapsat nuk e cilësojnë dot. Ai i mallkuar ia preu kokën imam Hysejnit (paqja qoftë mbi të !)
Allahu i mallkoftë të padrejtët dhe vrasësit e Ehli Bejtit!
Es Selamu alejke ja Aba Abdilah ja imam Hysejn !/shoqata flladi/




There is 1 comment

Add yours
  1. sklep online

    You’re in point of fact a good webmaster. This website loading pace is incredible.

    It kind of feels that you are doing any unique trick. Also, the contents are masterwork.
    you’ve done a magnificent task in this matter!
    Similar here: najlepszy sklep and also here: Sklep internetowy


Post a new comment