
15 thënie të urta rreth durimit
1. “Durimi është dritë”.
2. “Durimi është me goditjen e parë”.
3. “Nuk ju ka dhënë ndonjërit mirësi më e gjerë sesa durimi”.
4. “Durimi është një rrugë me gjemba, nëse e kalon, arrin atë që dëshiron”.
5. “Nëse hyn në diskutim me injorantin, duhet të durosh fjalët e tij”.
6. “Durimi është si anija me të cilën kalojmë detin e streseve dhe na çon drejt bregut të rehatisë”.
7. “Duro pak sepse pas vështirësisë ka lehtësim, dhe çdo gjë ka kohën dhe caktuesin e saj”.
8. “Durimi është veshja më e bukur e njeriut”.
9. “Kush bën durim ka fituar gjithçka”.
10. “Durimi është dy llojesh: durimi ndaj asaj që e urren dhe durimi për atë të cilën e dëshiron”.
11. “Bëni durim, durimi në besim është si koka në trup, nuk ka mirësi ai trup i cili nuk ka kokë, e as ai besim që nuk është i pajisur me durim”.
12. “Ai i cili nuk shpëton prej durimit, do të shkatërrohet prej mosdurimit”.
13. “Koha është e ndarë në dy ditë, një për ty e njëra kundër teje. Në ditën tënde mos u trego dembel, e kur të jetë kundër teje duro”.
14. “Durimi është çelësi i rrugëdaljes”.
15. “Nëse falënderimi dhe durimi janë dy dete, nuk do të më interesonte se cilës prej tyre do t’i hipja”.
Huazuar nga libri: “Fjalë të urta të Orientit”, mblodhi dhe përktheu: Dorian Balliu, botues “Dy Lindje dhe dy Perëndime”, Tiranë 2007, fq. 83-84.