5.1

Pjesëmarrja e femrës në shoqëri

Spread the love

Pjesëmarrja e femrës në shoqëri

Kohëve të fundit flitet shumë për pozitën e femrës në Islam dhe vihet në dukje se si feja po penguaka dhe nuk po i lejuaka ato që të afirmohen si personalitete në planin privat dhe shoqëror. Përmendet mbulesa islame për të cilën kinse burrat e tyre i detyrojnë, rrethprerja (synetimi) barbare në disa fise në Afrikë, ndalimi i edukimit të grave në Afganistan e tjera. Rrëfehen shumë emigrantë muslimanë, që shkojnë për të punuar në vendet evropiane dhe si e ruajnë plotësisht identitetin e tyre kulturor dhe si i mbeten besnik fesë së tyre. Femrat e reja kur vijnë në Evropë ato nuk punojnë, dhe të moshuarve nuk i lejohet të mësojnë gjuhën e vendit ku ata jetojnë dhe në këtë mënyrë bëhen të izoluara. Ndonjëherë në rrugë mund të vërehet si shembull i keq, sjelljet e një mashkulli musliman ndaj gruas së tij, se si nuk flasin me njeri-tjetrin gjatë të ecurit, pastaj se si gratë ecin mbrapa burrave e tjera. Të huajt duke e pas në dijeni se këta persona janë muslimanë, ata mendojnë se këto ndodhi janë nga feja islame, por në realitet disa parime e qëndrime që i veprojnë muslimanët, ato nuk janë nga feja por nga tradita apo fanatizmi i tyre tradicional.

Si e trajtonin femrën arabët paraislamik?

Arabët paganë para ardhjes së fesë islame gratë i trajtonin në mënyrë shumë brutale. Foshnjën femër e varrosnin për së gjalli, gratë nuk kanë pasur të drejtë në pronësi dhe i kanë vlerësuar si një mall tregu. Në fillim të shekullit të shtatë pas Krishtit, shpallja e Kuranit i hoqi të gjitha praktikat dhe veset barbare, por për fat të keq nuk iu nënshtruan të gjithë njerëzit këtyre ligjeve kuranore. Disa ende vazhdojnë të mundojnë gjininë e brishtë dhe të dobët, kështu që këto barbarizma me një model më liberal po vazhdojnë edhe sot në këtë periudhë të shekullit XXI.

Çdo person i cili ka udhëtuar në botën islame, kanë vërejtur se në xhamitë dhe shkollat ​​fetare, promovojnë ndarjen e femrave dhe meshkujve, pasi që kjo praktikë e ndarjes së dy gjinive, gati është e pamundshme, prandaj jepen teza të ndryshme se si feja islame parashikon që një grua e mirë dhe besnike duhet të kujdeset për reputacionin e saj, prandaj duhet të qëndrojë në shtëpi dhe kështu nuk do të jetë e nxitur të bëjë ndonjë mëkat me ndonjë mashkull tjetër. Përveç kësaj, përmendet dhe thuhet se zëri i femrës numërohet si një gjë “e turpshme” dhe këtë ia atribuojnë Muhamedit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij). Në këto vende islame shumica e femrave muslimane që mbajnë mbulesën islame (hixhabin), janë të ndara nga jeta publike dhe e shpenzojnë jetën e tyre midis katër mureve lidhur me shporetin dhe lindjen e shumë fëmijëve. Ndërsa gratë që marrin pjesë në jetën publike dhe që nuk e mbajnë mbulesën islame, konsiderohen si gra të shthurura.

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 12-13)




There are 4 comments

Add yours
  1. sklep internetowy

    I see You’re in point of fact a just right webmaster. The
    website loading velocity is amazing. It seems that you’re doing
    any unique trick. Moreover, the contents are
    masterpiece. you have performed a great task on this matter!
    Similar here: najlepszy sklep and also here: Sklep online

  2. hitman.agency

    Good day! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?
    I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not
    seeing very good gains. If you know of any please share.
    Many thanks! You can read similar text here: Backlink Portfolio

  3. RegenaGyh

    Wow, awesome weblog structure! How long have you been blogging for?
    you made running a blog glance easy. The whole glance of your site
    is magnificent, let alone the content! I read
    similar here prev next and those was wrote by Lydia60.

  4. Chang Ran6

    Wow, marvelous weblog structure! How long have you been blogging for?
    you made running a blog look easy. The total glance of your website is fantastic,
    let alone the content! You can see similar here Chang
    Ran6. 2024/04/23


Post a new comment