4.1

Ejani të zgjohemi së bashku!

Spread the love

Autore: Hatixhe Mehmedi

Të dashur bashkëmoshatarë të mi, këtë letër e shkruaj për ju dhe veten time që jemi ardhmëria e këtij vendi. Do të doja të flas për një problem shumë të madh me të cilin preokupohet dhe ballafaqohet në këtë kohë e gjithë rinia jonë. Dje por edhe sot e ndoshta edhe nesër do të ndodhë po e njëjta gjë nëse ne nuk i themi stop pesimizmit! Pse po e them këtë?

Sepse unë, por mendoj se edhe ju jeni të vetëdijshëm me realitetin se më nuk kanë ngelur banorë në qytetet tona! Në lagjen time nata nuk ndriçon, por është terr, dita nuk ka zhurmë njerëzish e automjetesh, pasi që vetëm në shtëpinë time ka banorë, dritë e zhurmë! Me një lule nuk çel pranvera, përderisa lulet tjera thahen duke marrë valixhet e largohen nga vendlindja e tyre. Jemi bërë si zogjtë shtegtarë dimrit larg vendit e verës afër. Kjo ndodh ngase kemi formuar bindje në kokat tona se në këtë vend të vdekur me njerëz të gjallë s’ka punë andaj detyrohemi të ikim.

Vërtet është vështirë këtu në vendin tonë të gjendet punë me profesionin që ke mbaruar, të kesh një standard të mirë jetese sepse qindra e mijëra studentë të diplomuar, më në fund punësohen si kamerierë të thjeshtë edhe pse titullin mund ta ketë profesor apo magjistër. Por të mos harrojmë se pas vështirësisë vjen lehtësimi, prandaj mos dorëzoheni. Duhet të largojmë këtë bindje që e kemi fiksuar se nuk ka dobi nga vendi jonë. Jo, jo nuk duhet të mendojmë kështu!!!

Mos e bëni edhe ju këtë traditë siç e kanë bërë dhe vazhdojnë ta bëjnë disa, që të kenë pasuri, shtëpi luksoze duke u bërë rob i një shteti të huaj e jo zotëri i vendit të vet. Nga thëniet e arta të popullit tonë është edhe ajo se “ashtu si të bën dritë hëna në vendin tënd nuk mund të të bëjë dritë dielli në vendin e huaj”, ose “më mirë nën hijen e ferrës tënde se sa nën hijen e fikut të huaj!” Fundja pasuria dhe aspekti material mund të blejnë shumëçka por jo edhe lumturinë. Por, për fat të keq ajo që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodh është se e gjithë rinia është në gjumë, e unë sot dua të them që të zgjohemi së bashku.

Andaj ju drejtohem të gjithë rinisë: Ejani që t’i hapim rrugët të cilat kanë ngelur të papërfunduara nga paraardhësit tanë! Ejani që t’i hapim dyert e shtëpive tona të cilat janë mbyllur duke shkuar në kurbet, e hapen një herë në vit! Ejani që t’i ringjallim ëndrrat tona të cilat i kemi varrosur! Ejani që të zgjohemi nga gjumi që shohim vetëm ankth e nuk na lënë asnjë pikë shprese! Të zgjohemi nga ai gjumë i thellë që të ndryshojmë botën, që do ta lulëzojë vendin e jetën tonë, që do t’i gëzojë nënat tona duke pasur fëmijën pranë vetes!

Ejani, të mos i bëjmë padrejtësi vetes sonë duke mos i zbuluar aftësitë tona dhe duke thënë se s’ka nevojë për arsim, dituri e shkencë pasi që ka punë! Jo, nuk duhet të mendojmë kështu. Sepse pesimizmi është sinonim i dhimbjes që të çon në një vend ku do të ndjehemi të dëshpëruar, të mërzitur e të pashpresë, duke harruar se cili është qëllimi i ardhjes tonë në këtë botë… Ndaj kjo botë nuk është krijuar për të jetuar kot, nuk është krijuar që natën ta kalojmë nëpër rrjetet sociale e ditën në gjumë, por është krijuar që të ndryshojmë të tashmen nga e kaluara dhe të ardhmen nga e tashmja, t’i japim kuptimin e duhur jetës e të mos bëhemi objekt loje duke i zhvlerësuar dhe asgjësuar vlerat dhe potencialin që ngërthejmë në vete e që na e dha Krijuesi i gjithësisë! Pra ejani të çlirohemi nga kjo errësirë duke gjetur dritën e të arrijmë lumturinë e lirinë tonë. Sepse liria është thelbi i shpirtit, aty ku ska liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

(Revista “Vlera”, nr. 23, korrik/gusht 2017, fq. 39)




There are 16 comments

Add yours
  1. Female Escorts

    Attractive part of content. I just stumbled upon your weblog and in accession capital to assert that I get in fact loved account your blog posts. Anyway I will be subscribing in your augment and even I achievement you get entry to persistently quickly.

  2. GMB SEO

    Good ?V I should definitely pronounce, impressed with your web site. I had no trouble navigating through all the tabs and related information ended up being truly easy to do to access. I recently found what I hoped for before you know it in the least. Reasonably unusual. Is likely to appreciate it for those who add forums or anything, site theme . a tones way for your customer to communicate. Nice task..

  3. hire a hacker for facebook

    certainly like your website however you need to check the spelling on quite a few of your posts. Many of them are rife with spelling problems and I in finding it very troublesome to tell the truth however I’ll certainly come again again.

  4. bulantogel

    When I originally commented I clicked the -Notify me when new comments are added- checkbox and now each time a comment is added I get four emails with the same comment. Is there any way you can remove me from that service? Thanks!

  5. Fitspresso reviews

    Oh my goodness! an incredible article dude. Thanks Nevertheless I am experiencing issue with ur rss . Don’t know why Unable to subscribe to it. Is there anyone getting equivalent rss drawback? Anybody who is aware of kindly respond. Thnkx

  6. sugar defender drops

    Wonderful beat ! I wish to apprentice while you amend your web site, how could i subscribe for a blog website? The account aided me a acceptable deal. I had been a little bit acquainted of this your broadcast provided bright clear concept

  7. LivPure Review

    Nice read, I just passed this onto a colleague who was doing some research on that. And he actually bought me lunch as I found it for him smile So let me rephrase that: Thank you for lunch!

  8. sugar defender review

    I love your blog.. very nice colors & theme. Did you create this website yourself or did you hire someone to do it for you? Plz answer back as I’m looking to construct my own blog and would like to find out where u got this from. kudos

  9. boostaro reviews

    Great paintings! This is the kind of info that are meant to be shared across the web. Disgrace on Google for now not positioning this post higher! Come on over and discuss with my site . Thank you =)


Post a new comment