thumbnail_32 (2)b

FAMILJE BASHKËSHORTËSI

Spread the love

Imam Ali Khamenei thotë: “Lërini hotelet, sallat dhe festat e kushtueshme. Një festë normale mund të bëhet edhe në një sallë të zakonshme. Sigurisht që nuk është fjala

për t’ua imponuar mendimin tonë, por të paktën shmangni shpërdorimin e tepërt. Gëzimi dhe festimi me të afërmit dhe shokët është një gjë e mirë, kurse shpërdorimi dhe shpenzimi i tepërt është diçka e keqe që nuk u shkon përshtat muslimanëve.”

Dhe: “Martesa dhe gëzimi është diçka e mirë. Edhe Pejgamberi më i nderuar, (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) mbi të dhe mbi familjen e tij!), e ka festuar martesën e vajzës së tij të bekuar Fatime Zehras ( paqja qoftë mbi të) ka lexuar njerëzve poezi dhe ka duartrokitur gratë kur ato festonin. Por teprime nuk duhet të ketë në gëzimin e martesës.

Dhe: “Teprimet zakonisht bëhen në ceremonitë e aktit të martesës, të cilat zhvillohen në salla luksoze tepër të shtrenjta. Në këto ceremoni shpenzohet shumë. Ushqimet dhe frutat derdhen dhe shkojnë dëm dhe për çfarë? Për hir të rivalitetit e të dukjes.”

Dhe: “Nuk duhet të bëhen shpenzime të tepërta. Nëse veproni ju do të dëmtoni vetat tuaja po ashtu edhe të rinjtë e të rejat. Me këtë veprim ju e keni nënvleftësuar

veten tuaj në sytë e Pejgamberit të Islamit dhe në sytë e Imamit Zaman (imam Mehdiu). Shpenzimi i tepërt konsiderohet një vepër e ndaluar.”

Dhe: “Martesat e lumtura nuk kanë lidhje me shpenzimet e mëdha. Martesat e lumtura janë ato që bazohen te parimet islame dhe që ndërtojnë marrëdhënie

të ngrohta reciproke. Ceremonia e martesës është ajo kur miqtë dhe të afërmit mblidhen në njërën prej dhomave të shtëpisë, kurse ceremonitë e mëdha të cilat zhvillohen nëpër salla hotelesh me shpenzime të larta nuk janë të përshtatshme. Ato nuk e prishin martesën, por ato turbullojnë atmosferën e shoqërisë.”

Dhe: “Në të shkuarën shpenzimet e tepërta dhe ceremonitë martesore nuk zhvilloheshin në salla luksoze. Çështje të tilla nuk kanë ekzistuar fare. Njerëzit festonin në një ose dy dhoma duke ngrënë ëmbëlsira. Askush nuk mund të thotë se ato martesa kanë qenë më pak të bekuara se martesat e ditëve të sotme.

Dhe: “Edhe vajzat nuk kërkonin ceremoni me shpenzime të tepërta. Nuk ka asgjë të keqe edhe nëse ceremonitë martesore organizohen në salla të mëdha. Unë nuk i refuzoj ato salla, por refuzoj shpenzimet e tepërta dhe të panevojshme.”

Dhe: “Sa më të thjeshta t’i bëjmë ceremonitë, aq më mirë është. Lërini të qetë ata që i kanë mundësitë e kufizuara që të guxojnë të martohen dhe mos i bëni ata që

t’i godasë dëshpërimi.”

Sallat nuk e shtojnë dinjitetin dhe nderin

Imam Ali Khamenei thotë: “Një pjesë e njerëzve mendojnë se formalitetet dhe shkuarja nëpër hotele luksoze e salla të shtrenjta dhe shpenzimet e mëdha janë

gjëra që ia shtojnë nderin, dinjitetin dhe prestigjin djalit apo vajzës. Kurrsesi jo! Lavdia, dinjiteti dhe prestigji i djalit apo i vajzës janë devotshmëria, dëlirësia dhe jo këto gjëra të kota.”

Dhe: “Dijeni mirë se thjeshtësia në martesë nuk është turp. Disa mendojnë se në qoftë se djalit apo vajzës i bëjnë një ceremoni të thjeshtë martese, ajo do të poshtërohet. Kurrsesi jo! Ajo nuk poshtërohet por ju e keni gabim.”

Lehtësimi i çështjes së martesës

Imam Ali Khamenei thotë: “Unë i këshilloj të gjithë njerëzit në të gjitha anët e botës që ta thjeshtojnë e ta lehtësojnë çështjen e martesës. Një pjesë e njerëzve e

ndërlikojnë e martesës. Prikat e shtrenjta dhe sendet e kushtueshme e bëjnë martesën problematike. Përse familjet e djemve kërkojnë sende të kushtueshme? Përse i hiperbolizojnë familjet e vajzave sendet e martesës dhe ceremoninë e kurorëzimit (nikahut)? Vallahi, e bëjnë për garim me të tjerët? Përse? A e kuptojnë se këto mund të krijojnë probleme deri aty sa shumë djem apo vajza të mos mendojnë më për martesë?”

Ai, gjithashtu, thotë: “A janë më të lumtur ata që kanë pasur një martesë të mbushur me luks dhe shpenzime se ata që janë martuar në mënyrë të thjeshtë? Shpenzimet e

tepërta nuk mbjellin gjë tjetër, veç trishtim në zemrat e atyre të rinjve që nuk kanë mundësi ekonomike për ceremoni të kushtueshme. A është normale që të rinjtë e të

rejat që sapo kanë mbaruar studimet, apo që fitojnë pak, të mbeten pa u martuar vetëm se nuk arrijnë të bëjnë ceremoni të shtrenjta?

Dhe: “Unë mendoj se ata që ua vështirësojnë gjërat të tjerëve nëpërmjet shpenzimeve të mëdha, nëpërmjet prikave dhe mobilieve shumë të shtrenjta, do ta kenë shumë të vështirë llogarinë tek Allahu i Madhëruar. Ata nuk mund të thonë se ne mund të bëjmë ç’të duam me pasuritë tona. Kemi pasuri dhe duam të bëjmë atë çfarë duam me pasuritë tona. Posedimi i pasurisë nuk është justifikim. Njeriu i pasur nuk ka të drejtë të sillet në një mënyrë që të tjerët nuk munden ta bëjnë. Persona të tjerë të cilët nuk i kanë mundësitë ekonomike, persona që nuk e dëshirojnë diçka të tillë, persona që nuk janë të bindur për këtë, ose persona që kanë nijet të ndryshëm, të mbeten pa u martuar?!

Mbështetja e nevojtarëve

Imam Ali Khamenei thotë: “Mos shpenzoni shumë dhe mos e teproni. Mos i bëni këto vepra, sepse nuk janë në interes të askujt. Edhe Allahu i Madhëruar nuk e pëlqen këtë gjë. Dije mirë se ti vështirëson veten tënde, prandaj në vend të këtyre shpenzimeve të mëdha, jepja një të dhjetën e saj një nevojtari që të marrësh një sevap.”

Dhe: A do të jetë më e bukur ceremonia juaj nëse ju dëshironi ta bëni martesën në një hotel luksoz, të shpenzoni shumë, të shërbeni frutat e freskëta të kohës etj?! Në mënyrë kategorike ajo nuk do të ketë asnjë shpërblim nga Zoti. Dijeni mirë se kjo nuk ka asnjë shpërblim tek Allahu i Lartësuar, sepse shpërdorimi i tepërt është gjynah. Në mënyrë kategorike në të nuk ka asnjë shpërblim dhe asnjë sevap. Me këto veprime ju vetëm se privoni qindra të rinj e të reja nga ceremonia martesore vetëm sepse ato nuk i kanë mundësitë ekonomike të bëjnë shpenzime si ju.”

Ndiqni pasardhësit e Pejgamberit, (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij)

Imam Ali Khamenei thotë: “Një nga gratë më të mira të botës është e nderuara Fatime Zehra s.a., kurse burri dhe bashkëshorti më i mirë në botë është prijësi i besimtarëve, Aliu. Shikojeni me kujdes se si u martuan ata të dy? Mijëra djem simpatike dhe me prejardhje të mirë, të fuqishëm e të dashur, nuk i afrohen as te maja e flokut prijësit të besimtarëve, Aliut ibn Ebi Talibit. Mijëra vajza të bukura dhe të vlerësuara nuk i afrohen asnjë fije floku Fatime Zahrasë. Këta të dy kanë qenë prej njerëzve me pozitë tek Allahu i Madhëruar dhe prej

njerëzve të mëdhenj të kohës së tyre. Fatimeja ka qenë vajza e të Dashurit të Zotit, kryetarit të ymetit islam dhe udhëheqës i tij, kurse Aliu ka qenë luftëtari (el muxhahidu) i parë në Islam. Shikojeni se si u martuan këta të dy. Ata patën një prikë të vogël. Përgatitja e dasmës ishte e thjeshtë. Çdo gjë është bërë në emrin e Allahut dhe duke përmendur Allahun. Këta janë shembulli ynë për t’u ndjekur.

Edhe në atë kohë ka pasur injorantë, të cilët e tepronin në prikën e vajzave të tyre dhe e vlerësonin, për shembull, me një mijë deve. Po a ishin vajzat e tyre më të mira se vajza e Pejgamberit s.a.a? Prandaj, këta njerëz mos i imitoni në traditë dhe ndiqni vajzën e Pejgamberit, ndiqni prijësin e besimtarëve

Veshja e dasmës

Imam Ali Khamenei thotë: “Disa njerëz blejnë rroba shumë të shtrenjta natën e dasmës. Kjo nuk është e nevojshme. Nëse kanë nevojë për një kostum dasme, le të

shkojnë ta marrin me qera. A mos është turp kjo gjë? Jo, këtu nuk ka gjë për turp. Po çfarë i pengon atëherë? Një pjesë e njerëzve mund të mendojnë se kjo është e

turpshme. Turp dhe e metë është që pasuritë e njerëzve të shkojnë dëm duke blerë një gjë që e përdor vetëm një herë dhe pastaj e hedh tutje. Shpenzime të tilla bëhen në një kohë që plot njerëz janë vërtetë në nevojë”.

Prika është simboli i dashurisë

Imam Ali Khamenei thotë: “Pejgamberi Muhamed s.a.a, e shkatërroi traditën e prikës së kohës së injorancës. Personi që e bëri të ligjshme prikën është Pejgamberi më i nderuar. Ai është krijesa më e përsosur. Vajza e tij e pastër dhe e dashur është një prej grave më të mira të botës, kurse burri i saj është prijësi i besimtarëve

dhe krijesa më e mirë pas Pejgamberit s.a.a. A e keni vënë re sesa e përcaktoi prikën Pejgamberi s.a.a., për këta dy persona, të cilët ishin dy të rinj të bukur e të respektuar

dhe kishin një pozitë të lartë, ishin të dy persona të modelit të parë në Medine?”

Dhe: “Pejgamberi s.a.a. i shkatërroi ato gjëra, sepse i pengonin djemtë dhe vajzat për t’u martuar. Në martesë, e rëndësishme është që të merren në konsideratë aspektet

njerëzore dhe humanitare.”

Dhe: “Mos mendoni se prikat e larta dhe mobiliet e shtrenjta nuk kanë qenë të mundshme që në atë kohë. Edhe në atë kohë ka pasur njerëz të palogjikshëm, njësoj si në kohët tona, të cilët e caktonin prikën shumë të lartë, me 40 flori, për vajzat e tyre. Këto veprime të ekzagjeruar që në origjinë janë prej veprave të injorantëve, Islami erdhi dhe i fshiu totalisht ato. A nuk mund të thoshte Pejgamberi s.a.a., se prika e vajzës sime duhet të jetë njëmijë deve të kuqe me specifikime si të donte ai?! Ai mund ta bënte këtë, mirëpo Islami erdhi dhe i anuloi të gjitha ato çështje.”

Dhe: “Prika e shtrenjtë është pjesë e periudhës së injorancës. Pejgamberi më i nderuar, e ka anuluar atë. Pejgamberi Muhamed s.a.a., ka qenë prej familjeve më të rëndësishme të kohës. Familja e Pejgamberit s.a.a., rridhte nga një prej fiseve më të rëndësishme Kurejshe dhe ai vetë ka qenë kryetar dhe udhëheqës i shoqërisë. Atëherë ç’problemi do të ishte nëse prika e vajzës së tij, e cila vinte nga një familje

e tillë të ishte e shtrenjtë, për më shumë që ajo ishte gruaja më e mirë e botës. Pozita e saj ishte aq e lartë sa Allahu i Madhëruar e bëri atë zonjë të grave të botërave, nga të

parat dhe të fundit e kohës. Atëherë, përse e pakësoi prikën për këtë vajzë Pejgamberi s.a.a.? Ajo prikë u quajt “prika e traditës.

Dhe: “Unë mendoj se ruajtja e thjeshtësisë së përgatitjes së prikës deri në këtë shkallë, edhe kur bëhej fjalë për lulen më të nderuar Fatimen kishte për synim të jepte modelin për të gjithë Ehli Bejtin e Pejgamberit s.a.a. Ai me këtë prikë të pakët, “prikën e traditës” donte t’u jepte modelin njerëzve që të mos shpenzonin pa kufi. Megjithëse njerëzit e dinin se mund t’i shtonin diçka “prikës së traditës”, ata e ruajtën me kujdes këtë standard. Unë mendoj se “prika e traditës” ishte simbolike, ishte një standard i arritshëm nga të gjithë. Kjo ishte bërë që njerëzit të mos përballen me shpenzime të tepërta, të cilat për një pjesë ishin të pa arritshme”.

Marrë nga Libri

Titulli: 101 këshilla për lumturinë bashkëshortore

Autori: Sejjid Ali Khmenei