thumbnail_ffbb80ecd5b34e33877d9e851851e1c2_18

Francezja çifute që pranoi fenë Islame

Spread the love

Unë jam nga Franca, nga një familje jo fetare me prejardhje çifute (nuk janë të denjë ndaj fesë dhe mund të them se ata janë ateistë). Kam pasur familje rigoroze, me virtyte të forta morale. Vetë kam qenë person shpirtërorë. Kam vëllezër dhe motra më të vegjël se unë, ndoshta kjo është arsyeja se mua më është dhënë më shumë qasje, në moshën 15 vjeçare sidomos në mendjen time ka filluar një interesim i madh ndaj Zotit dhe njohjes së Tij. Në fillim pata filluar me Biblat që i kishte rënë pluhuri në raftin e librave të shtëpisë sonë. Pasi që nënën e kisha ortodokse, kurse babin çifut mirëpo asnjëri nuk ishin të dhënë dhe të devotshëm ndaj fesë dhe Zotit. Duke lexuar Biblën në fillim ndjeva plotësimin në shpirt dhe ndjeva atë ndjenjën se isha në rrugën e drejt. Pas disa vitesh në moshën 18 vjeçare mu dha mundësia ta vizitoja Izraelin dhe tokën e bekuar të Jerusalemit në një seminar ku isha e ftuar si një ortodoks-çifute. Atje e dhashë maksimumin dhe iu dorëzova Zotit, pa asnjë dyshim. Gjatë kohës që isha atje njoha arab-palestinez, duke qenë se gjithnjë isha e brengosur ndaj njerëzve në vuajte dhe mjerim, duke i parë ata ndihesha shumë e mllefosur me ta por njëkohësisht e mllefosur edhe me besimtarët e fesë sime. Sepse diçka më habiste sepse mediat në këtë vend nuk i tregonin ato çfarë shihja në shtetin tim në Francë. Dëgjoja ezanin, më pëlqente edhe pse nuk e kuptoja. Dhe kur për herë të parë ndjeja dy gjëra në të njëjtën kohë, lehtësim dhe frikë. Frikë nga ajo që ndoshta po bëja mëkat dhe lehtësim për mua dhe për të gjithë ata palestinez që mbi të gjitha vuajtjet që kishin po i jepnin rëndësi himnit të tyre për ta kënduar bukur.

Unë nuk doja ta zgjidhja fenë time duke shikuar se ku dhe çfarë është e drejtë por ku është e vërteta. Vizitova kushërirën time që ishte duke jetuar afër pjesës së palestinezëve, dhe atje gjeta shoqëri ku bëja diskutime rreth fesë ku dhe mu dha rasti për herë të parë ta kem një Kur’an në dorën time. Herën e parë qe atë e morra në dorë dridhesha pasi e mendoja si një gabim dhe mëkat. Atë mbrëmje tërë natën lutesha që Zoti të ma fal. Por përsëri si natyrë njerëzore, gjithmonë shkojmë pas asaj që na është ndaluar, dhe unë nuk e përmbajta dhe e lexova atë dhe u impresionova se si që të dy Pejgamberët tonë Musa dhe Isa paqja qoftë mbi ta. Më pas vazhdova kërkimin tim nëpërmes internetit. Gjithmonë shikoja të vërtetën dhe jo të drejtën. Edhe pse pothuajse të gjithë shoqërinë e kisha musliman Suni, unë vendosa rrugën e Ehli-Bejtit e pranova Islamin Shiit. Para se të thoja shehadetin dëshminë i tregova familjes sime, dhe kushërirat ndaluan së foluri me mua, kurse nëna dhe babai me flisnin por nuk ishin të kënaqur. Prapë se prapë e kalova dhe këtë dhe mbi të gjitha shkova në Mesxhidul Aksa në Jerusalem të Palestinës dhe dëshmova për të qenurit muslimane tani e tutje.

Kur u mbulova gjendja u vështirësua, pasi që u desh të largohesha nga Izraeli para se të flijohesha dhe që të mund të kthehesha në Francë. Familja nuk do më pranonin si dhe tani më nuk kisha as punë për të punuar. Zoti mi hapi rrugët dhe shkova në Suedi tek një shoqe. Atje ishte më e lehtë pasi që edhe shoqja ime ishte muslimane që pasonete Ehli Bejtin pra Familjen Profetike. Atje mendova se do përparoja dhe

do gjeja punë mirëpo më mori 3 muaj kohë dhe nuk munda, por arrita që ta njihja fenë time maksimalisht. Dhe nuk gjeta punë prandaj u detyrova të kthehesha në Francë. Edhe në Francë nuk gjeja punë dhe vendosa që në Portugali. Atje isha për 4 vite, punoja dhe jetoja në xhami sunite ata më pritën mirë edhe pse nuk i pata treguar çfarë drejtimi i përkisja, aty duke studiuar edhe drejtimin sunnit, shumë më shumë iu binda Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij ) si dhe Ehli-Bejtit. Usule Dini ( themelet e fesë) i mësuar nga vet profeti dhe imamët përmbante 5 gjërat më të plotësuara me njëra tjetrën ku ishte edhe ADL drejtësia e Zotit qe për sunnit ishte ajo që ishte dhe nuk ndryshonte dhe kjo që kuptova në lidhje me këtë në drejtimin që kisha zgjedh më bëri të kuptoja se me të vërtet feja ime dhe Zoti im janë të përsosur dhe këto i mësova nga mësimet e Ehli Bejtit.

Gjatë studimeve të mia për fenë e re që e pranova , u ndala edhe në historinë islame. Kthimi në histori më ndihmoi shumë të kuptoja se Pejgamberi Muhamed s.a.a. para se të ndërronte jetë kishte zgjedhur mëkëmbësin e tij. Dhe nuk ishte aq e thjesht sa për një Fe kaq të madhe të harrohej ashtu lehtas dhe ai Profet i përsosur dhe vula e të gjithë Profetëve të tjerë ta lente fenë e fundit të Zotit pa udhëheqës pas tij. Mes muslimanëve Sunij, besimi im filloi të dobësohej për arsye se ata kritikonin dhe vetëm kritikonin drejtimin tim duke mos e ditur se unë isha një nga ata që ata ofendonin. Vendosa që të largohesha edhe nga aty, pasi nuk isha e qetë dhe dijenitë e tyre nuk po më flinin tek unë. Unë u ktheva atje ku e kisha thënë dëshminë time, në Mesxhidul Aksa. Jeta është e gjatë dhe e vështirë por unë jam e lumtur për fenë që kam.