huti

ZGJOJE DASHURINË E FJETUR

Spread the love

Poeti Ali Sylaj lindi në një familje besimtare në vitin 1967, në fshatin Sheremet të komunës së Gjakovës. Që nga fëmijëria mori mësimet e para fetare nga gjyshi i tij, i cili ia mësoj gjërat elementare të fesë, kurse nga e ëma mësoj për sufizmin islam dhe për Familjen Profetike ( Ehli Bejtin). Nëna e mësoj që për Familjen Profetike duhet të ketë dashuri të madhe dhe respekt të thellë, gjë kjo që ju mbjell në zemër dhe ju fiksua në kokë për tërë jetën. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje dhe gjimnazin në Gjakovë, vazhdoj studimet në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, mirëpo gjatë tërë kohës merrej edhe me lexime të ndryshme e sidomos me literaturë fetare dhe njëherit merrej edhe me poezi, që i botonte në revista të ndryshme pastaj në disa antologji të poezisë, dhe së fundmi botoi edhe përmbledhjen me poezi me titull: ” Hapërim drejt përjetësisë”.

Hulumtimi i vazhdueshëm mbi fenë sidomos mbi misticizmin islam dhe rendet mistike e qoj deri te takimi me udhërrëfyesin e tij shpirtërorë, ku u bë anëtar i rendit mistik Melami, dhe ku pasioni i tij për mistikën filloj të rritej dhe thellohej vazhdimisht derisa arriti të merrte edhe titullin Shejh i vllazërisë apo rendit Melami.

Shejh Aliu vazhdon të njëjti aktivitet duke ju përmbajtur thënies së themeluesit të rendit:”Nuk na intereson forma dhe shfaqja e jashtme por qëllim kemi përqendrimin e mbrendshëm dhe arritjen e gnosës apo marifetit.

Aktivitetin e vazhdon kryesisht me të rinj duke ju folur vazhdimisht për besimin dhe vlerat e larta morale, dashurinë, bamirësinë dhe shërbimin me mirësi ndaj njerëzve që duhet t’i ketë një besimtar dhe shembull duhet pasur Profetin e bekuar dhe Familjen e tij, si dhe besimtarët e sinqertë sepse sinqeriteti është çelësi i dyerve të hakikatit.

Në këto kohë të vështira të një jete të egër mareriale dhe epshore, ku shpirtërorja vazhdimisht po zbehet, dhe shumë të rinjë po përfundojnë në kthetrat e depresionit, alkoolit, drogës, prostitucionit bile edhe vetëvrasjes, mësimet fetare dhe ringjallja e besimit tek të rinjtë është e domosdoshme. Këto mësime shpirtërore zakonisht i shprehë edhe në poezitë e tij.

Poezia

Poezia e tij është poezi mistike me tematikë nga libri i shenjtë – Kurani famëlartë, nga këshillat e Profetit të bekuar Muhamedit paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij, por edhe të profetëve tjerë, si dhe thëniet dhe veprat e imamëve të familjes profetike ( Ehli Bejtit), dhe njerëzve të përndritur ( eulijave). Në poezi shprehet edhe gjendja e brendshme shpirtërore (hali) që përjeton udhëtari në rrugën e hakikatit, ku në çdo nivel të ngritjes gjërat shihen dhe përjetohen në një prizëm krejt tjetër

Në poezitë e tij nganjëherë shprehë edhe revoltën për padrejtësinë dhe mizorinë që bënë paganët e mbuluar me maska besimtarësh ndaj familjes së Profetit duke ua marrë pushtetin dhe duke vrarë mizorisht familjen profetike, dhe duke devijuar muslimanët nga rruga që urdhëroj Zoti dhe Profeti i Tij, ku nga ai devijim edhe sot e kësaj dite muslimanët vuajnë pasojat dhe kanë mbetur në huti e agoni pa ditur ta gjejnë rrugën e vërtetë. Poeti bënë thirrje për besim dhe dituri që lindë nga hulumtimi dhe kërkimi i së vërtetës dhe jo në imitim dhe rutinë që të lënë injorancë dhe prapambeturi.

Përgatiti : Redaksia Vlera

 

ZGJOJE DASHURINË E FJETUR

Zoti kur krijoj dashurinë, e vari pranë arshit si stoli

Do ta vë në gjoksin e robit tim, me krijimin tënd o njeri

Dhe zgjuar ta mbash si dritë të ndezur deri në përjetësi

Mos të të mashtrojë ziliqari, as kotja mos të rrëmbejë ty

Zgjoje dashurinë e fjetur para se dielli të ketë perënduar

Do ndriçojë si kandil në netët e errëta me acar të tërbuar

Zemra kupë hyjnore, në të Zoti zbrazi fshehtësinë

E gjetën ata që vrerin larguan dhe zgjuan dashurinë

Pastruan çdo kënd të saj dhe djallin e dëbuan

Botës dashuri i shpërndanë, edhe pse u injoruan

Pjesë e asaj dashurie ende valëvitej në qiell si patkua

Fati bëri të lëshohej vrik, në zemër më goditi mua

 

I dehur nga vera hyjnore gjithë natën vallëzova e këndova

Të zgjuarit s’mund të flinin, të fjeturit nga gjumi i zgjova

Miqtë më pyesnin: ç’ke që sillesh në sema, o Ali

Sakiu, vere shpërndarësi thashë, më magjepsi me verën e tij.