IBH FOto Kryeredaktore

DREJTËSIA NUK EKZISTON

Spread the love

 

DREJTËSIA NUK EKZISTON

Është shumë e mahnitshme fuqia e njeriut tëdrejtësitë, e kur ai e sheh veten me të drejtën. cilit i bëhen pa

Shpesh herë miqtë dhe familjarët e mi, më thonë; “Mos beso në drejtësi, se nuk ka drejtësi në Kosovë.” O mik, o burri im, o bija ime, o bijtë e mi, e di që drejtësi nuk ekziston, as sot as në kohën e Profetit dhe kur s’do të ketë drejtësi gjersa ne nuk e ngrisim zërin tonë kundër padrejtësisë. Gjithmonë do të ketë  padrejtësi gjersa ju nuk e përkrahni me trimëri drejtësinë.  A nuk ja kam treguar se as në kohën e Fatimës bijës së vetme të pporfeti Muhamed paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij, menjëherë pas shehadetit ( vdekjes) së babit të saj,  Fatime Zehra a shumë u torturua sa që deri në vdekje u gjakua, ajo kërkoi drejtësi me fëmijën e saj të plagosur në bark, ajo vrapoi për në xhami për të kërkuar drejtësi. Kush ishte Fatimeja e kush jam unë, o njerëz më kuptoni pash hz. Muhamedin. Pse të kërkojë nga dikush të ma servoj drejtësinë kur unë nuk kërkojë drejtësi, kur unë nuk e ngrejë zërin tim kundër padrejtësisë.”

Fatimja ishte vajza e Profetit, asaj ju bënë padrejtësi më shumë se çdo femre tjetër në botë, por ajo çfarë bëri, a ndenji duar kryq si ti e të tjerët, si ju qe vetëm përsërisni si qyqarë dhe më zbehni mendimin dhe guximin  duke thënë ” nuk ka drejtësi “. Edhe në kohën e Fatimes nuk kishte drejtësi, edhe pse ende aroma e Profetit Muhamed ndihej në xhami. Por Fatimja çfarë bëri, a ndenji me të padrejtit apo iu bashku të drejtës? Me siguri se Fatimja bëri atë çfarë asnjë grua në botë nuk e bëri. Fatimja në ditët e fundit të jetës së saj e ndërtoi së bashku me Imam Aliun Kasollen e Vajtimiit në varrezat Baki ku babai i saj ishte varrosur pesëdhjetë ditë më parë. Ajo çdo ditë të jetës së saj pas vdekjes së babait e kaloi në këtë Kasolle të Vajtimit, duke vajtuar dhe duke ia numëruar të bëmat e miqve të Pejgamberit paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij. Ajo tha, ajo iu ankua babait mbi trupin e freskët me tokë të mbuluar . Fjalët e saja jehoni në tërë qytetin e bekuar : ” Dëgjo o Baba çfarë është duke përjetuar vajza jote Fatime Zehra ( Fatimja e Ndritur) që tani po zhytet në lotët e vajtimit duke e ngritur zërin kundër padrejtësisë që ia bënë bijës sate të vetme që ti u gëzove për ditëlindjen time o Baba, e që Zoti me suren Kevther të përuroj për në lindje time të bekuar, ndërsa unë tani po dënes, po vajtojë, po gjëmoj , jo për dhimbjet dhe plagët se të gjitha i durojë o Baba, por dua që padrejtësia ndaj meje le të jehojë, e mos vallë miqtë e tu do të ndërgjegjësohen dhe pendim tek Zoti të kërkojnë. O Baba miqtë e tu kanë harruar që duart e mia mi ke ledhatuar, fytyrën më ke puthur e tani kjo fytyrë po lahet me lotët e padrejtësisë të poshtëruar. “ . Unë pasi ia thash këto fjalë bashkëshortit tim, u mbusha me vajë edhe ai gjithashtu u lëndua shumë që më bëri të ndihem keq, por të kundërtën unë u ndjeva shumë mirë sepse arrita ta bind bashkëshortin tim se drejtësia duhet kërkuar e jo ta justifikojmë veten ” se nuk ka drejtësi”.

Që nga ajo ditë, as bashkëshorti, as bija, as bijtë e mi , as miqtë e mi që më akuzoni pse kërkoja drejtësi, më asnjë fjalë kurrë ne jetë nuk më thanë se nuk ka drejtësi.

Falëm o Zot mua dhe të gjithë ata që  padrejtësi më kanë punuar.

 

Autor Ikballe Berisha Huduti , 20 Mars 2020 në shtëpinë time gjatë arrestit shtëpiak.