5093-univer-mini-fuszer-bors-035-gjpg1062648966

Piperi i zi

Spread the love

Ka një arsye se pse piperi i zi konsiderohet si “mbreti i erëzave”. Me shijën aromatike, përdorimin e gjerë në gatimet në kuzhinë, dhe dobitë medicinale, piperi i zi ka fituar një vend të veçantë në secilin dollap të erëzave në kuzhinë apo dhe në vendin ku mbani gjërat tuaja medicinale. Që nga kohërat e lashta, piperi I zi është shfaqur në shumë praktika medicinale, për aftësinë e qetësimit të dhimbjeve në stomak, zvogëlimin e problemeve me mëlçi, sëmundjet e mushkërive dhe problemet e tretjes. Gjithashtu mund të përmirësojë rrjedhën e gjakut, të veprojë si një anti-depresant dhe të zvogëlojë rrezikun nga kanceri i zorrëve.

Në listën më poshtë mund të gjeni sekretet dhe dobitë që përmban piperi i zi.

1. Piperi i zi ndihmon për ta mbajtur kolesterolin tuaj të ulët – Shtoni ¼ e lugës së çajit piper të zi në një gote me qumësht. Përzieni së bashku me pak qepë të prera imët dhe pijeni.

2. Për të humbur peshë – Perziëni ¼ e lugës së çajit piper të zi në një gotë me ujë, 2 lugë lëng limoni dhe një lugë mjaltë. Përziejeni mirë dhe pijeni këtë tretësirë çdo ditë.

3. Për të zbutur ethet – Merrni 7 ose 8 gjethe borziloku ose 3 apo 4 kokrra piper të zi dhe përtypni ato së bashku.

4. Për të lehtësuar kollin e thatë – Shtypni 5 ose 6 kokrra te piperit të zi dhe përziejeni me mjaltë natyrale. Gëlltisni një lugë nga kjo përzierje çdo ditë derisa të arrihet lehtësimi.

5. Për të lehtësuar sulmet e astmës – Ziheni 8 deri në 10 kokrra piper, 2 sytha karafili dhe 10 deri 15 gjethe borziloku në një enë me ujë. Lëreni që tretësira të ftohet për rreth 15 minuta, kullojeni dhe shtoni 2 lugë mjaltë. Këshille: Pini me qumësht!

6. Trajtimi i dhimbjeve në fyt – Shtrydhni pak lëng limoni, shtoni pak kripë dhe piper të zi të grirë – dhe shpërlajeni fytin më këtë tretësirë.

7. Për të trajtuar ftohjen – Bëni pak çaj dhe shtoni 2 ose 3 kokrra piper të zi, një copë xhenxhefil dhe gjethe borziloku.

8. Për të trajtuar ftohje kronike – Konsumoni piper të zi së bashku me hurma.

9. Për të lehtësuar frymëmarrjen me hundë të bllokuar – Përzieni në sasi të barabarta piperin e zi, kanellën, kimnonin dhe farat e karmonit. Bluajeni deri sa të bëhet në formë të pluhurit dhe merrni fryme thellë në afërsi të përzierjes. Kjo do të shkaktojë teshtitje dhe do të hapë kanalet e hundës.

10. Për të lehtësuar çdo lloj të kollitjes – Bluani pak piper të zi dhe shtoni sheqer. Konsumoni përzierjen me gjalpë.

11. Për të lehtësuar kollitjen e rëndë – Shtoni 2 ose 3 kokrra piper të zi në një gotë qumësht të nxehtë të zier, prisni që të ftohet pak dhe më pas pijeni.

12. Trajtimi I dhimbjes së dhëmbit – Përzieni piperin e zi të bluar me vaj karafili. Vendosni vajin në zonën me dhimbje.

13. Për të trajtuar problemet metabolike – Përzieni pak piper të zi me lëng xhenxhefili dhe pijeni pas çdo vakti.

14. Lehtësoni marramendjen – Përzieni piperin e zi dhe ujin në një gotë, shtoni pak lëng limoni të freskët, përzieni dhe pijeni ngadalë.

15. Trajtimi i problemeve me lëkurë – Përgatitni një krem nga piperi i zi i grirë dhe i rafinuar në gjalpë. Aplikoni në lëkurën tuaj në qoftë se keni skuqje nga alergjitë e ndryshme, ekzemë apo zgjebe.

16. Për ta luftuar rënien e flokëve – Bëni një pastë të trashë nga piperi I zi dhe farat e limonit. Aplikojeni çdo ditë në zonat kritike rreth 10 minuta para dushit. Kjo pastë duhet të ndihmojë në gjallërimin e rritjes së flokëve.

17. Për problemet me hemorroidet – Bluani së bashku 20 gram piper të zi, 10 gram kumin dhe 15 gram sheqer. Përzijeni në ujë dhe pijeni çdo mëngjes.

18. Për të ndaluar gjakderdhjen – Mbuloni plagën më piper të zi të grirë. Vendosni fashën dhe shtrëngojeni mire plagën. Prisni 10 minuta dhe gjakderdhja do të ndalet.

19. Për të ndaluar lemzën – Mbajeni një pjatë të vogël me piper të zi afër hundës, merrni frymë thellë disa herë dhe lemza do të pushojë.