3.1

Nike Pro Hijab, lansimi i prodhimeve sportive

Spread the love

Hyrje

Ka shumë gra të cilat kanë shprehur nevojën për të pasur një hixhab të tillë dhe sportistet profesionale kanë luftuar për të marrë të drejtën që të garojnë me mbulesë në kokë” – shkruan Al-Haddad në profilin e saj në Instagram.

Rrallë herë ndodhë që një pjesë e veshjeve sportive tërheq vëmendjen e shoqërisë sa tërhoqi dhe polemizoi kjo linjë e re e prodhimit të veshjes Nike. Por, kësaj here ndodhi e veçanta e befasishme që një prodhues global të sjellë në treg një linjë të veçantë për muslimanët. Nike ka nisur dizajnimin e një linje për hixhab në mënyrë që gratë muslimane të kenë mundësi të jenë aktive edhe në sporte.

Mund t’i imagjinoni reagimet që kanë mundur të ngriten në botë për shkak se një gjigant siç është Nike ka menduar edhe për femrat muslimane. Ka të tillë të cilët lavdërojnë kompaninë Nike për hapin që kanë ndërmarr në plotësimin e nevojave të secilit klient. Por ekziston edhe grupi i njerëzve të cilët besojnë se gratë duhet liruar nga mbulesa dhe se kjo linjë e Nike-s po ndihmon në shtypjen e femrave. Këtu duhet përmendur se Nike ka konstatuar se linja është bërë me ndihmën e vet grave muslimane të cilat merren me sport.

“‘Nike Pro Hijabka më shumë se një vit pune që merret me krijimin e modeleve të sipërpërmendura, por fillet e saj mund të hasen tek në misionin e themelimit të vetë Nike-s; se ata janë në shërbim të çdo sportisti”.

Nike treguan se inspirimi iu erdhi nga Sarah Attar, një vrapuese olimpike nga Arabia Saudite e cila garoi me hixhab në kokë, dhe Amna Al-Haddad, një peshëngritëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe e cila garoi në Lojërat Olimpike në Rio.

Ne kemi punuar me Amna-n dhe një grup të grave sportive për të parë se çka i duhet dhe për çfarë kanë nevojë gjatë përformimit në hixhab. Konkluduam se ato kishin nevojë për një material të lehtë, me të cilin do të ishte i mundur ajrosja dhe kërkonin material për të cilin nuk do të kenë nevojë të mendonin nëse do të rrëshqiste”.

Por kritikat filluan të qarkullonin menjëherë në rrjetet sociale duke thënë se Nike në një mënyrë po shtyn gratë të veshen dhe të mbulohen me shami. “‘Nike Pro Hijab’ normalizon shtypjen e grave” – ishte një koment. Një koment tjetër akuzonte Nike-n për “përfitim monetarë nga shtypja dhe dominimi”. Komentet tjera ishin në lidhje me faktin se a do të jetë burka linja e radhës të cilën do ta lansojë Nike.

Por të tjerët kanë lavdëruar Nike-n për krijimin e një produkti gjithëpërfshirës. Al-Haddad është përgjigjur duke thënë se është e kuptueshme të ketë reagime të tilla. Ajo thotë se ka pasur një zbrazëti dhe ajo hapësirë është përmbushur me sjelljen e këtij produkti në treg pasi që tani gratë muslimane mund të garojnë pa ndonjë problem në çdo sport.

Ata që duhet të dinë se ne nuk do të heqim dorë, dhe se do të garojmë me hixhabin sportiv që tashmë është në treg, ndonëse mbulesa të tilla kanë ekzistuar edhe më herët”.

Unë mbështes gratë muslimane me apo pa hixhab, dhe mënyra se si ato vishen është zgjedhja e tyre. Dhe sigurisht, me hixhabin sportiv Nike, femrat muslimane do të inkurajohen dhe do të lind një gjeneratë e re e atleteve të cilat do të përmbushin ëndrrat e tyre në mënyrë profesionale”.

Australia ishte vendi ku së pari u has burkini, një veshje me ngjashmëri të rrobave të larjes e dizajnuar për muslimanët që lejonte gratë të jenë të mbuluara dhe të ndihen rehat gjatë notit. Në gusht të vitit 2016, shumë vendpushime dhe plazhe në Francë ndaluan burkini-t dhe veshjet e ngjashme, për arsye të sulmit të Nicës ku dhe vdiqën 86 persona. Nënkryetari i komunës së Nicës, Christian Estrosi, tha se kjo veshje paraqet rrezik pasi që Franca dhe vendet e adhurimit të lutjeve kanë qenë kohëve të fundit caqe të sulmeve terroriste.

Franca, një vend intensivisht laik, ka debatuar gjatë çështjen e mbulimit të plotë të fytyrës për gratë muslimane. Megjithatë, pas shumë debatesh, ndalimet që më herët ishin vënë në plazh, tashmë janë hequr.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 21, shkurt/mars 2017, fq. 47-48)




There are no comments

Add yours