1.1

Sinqeriteti

Spread the love

Hyrje

Hazret Imam Aliu (a.s.) në lidhje me sinqeritetin ka thënë:

  • “Sinqeriteti është kulmi i fesë”.
  • “Sinqeriteti është adhurimi i të afërme (të Zotit)”.
  • “Sinqeriteti është masa e adhurimit”.
  • “Sinqeriteti është niveli më i lartë i besimit”.
  • “Në sinqeritet është shpëtimi”.
  • “Sa i lumtur është ai i cili i bën të sinqertë veprimet e veta, diturinë, dashurinë, urrejtjen, të pranuarit dhe braktisjen, të folurit dhe heshtjen, veprën dhe fjalën”.

Vështirësia e sinqeritetit

            Hazret Imam Aliu (a.s.) në lidhje me vështirësinë e sinqeritetit ka thënë:

  • “Pastrimi i veprës është më i rëndë se vet vepra”.

Kurse Imam Xhafer Sadiku (a.s.) ka thënë:

  • “Qëndrueshmëria në vepër, derisa në mos pastrohet, është më e rëndë se vetë vepra”.

Vepra e vogël e mjaftueshme, por me sinqeritet

Allahu i Madhërishëm iu drejtua Musait a.s.:

  • “O Musa! Çdo punë që bëhet për hir Timin, pakica e saj është shumicë, kurse çdo punë që bëhet për dikë tjetër, shumica e saj është e paqëndrueshme”.

Kurse i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) ka thënë:

  • “Bëje të sinqertë zemrën tënde dhe vepra e vogël do të jetë e mjaftueshme”.

(“Peshorja e urtësisë (përmbledhje e haditheve)”, përmbledhjen e përzgjodhi: Muhamedi Rej Shehri, përktheu: Besa Bytyqi, botues: “Zehra” Prizren 2010, fq. 195-196)




There are no comments

Add yours